Thenie

Të tjera shprehje të mrekullueshme mbi jetën

Jeta është një emocion që fluturon tutje.

Eshtë një ekulibër mbi marrëzinë.

(Vasco Rossi)

Jeta të ofron gjithmonë një tjetër mundësi. Quhet nesër.

(Anonim)

Jeta do të kish qenë tragjike, po të mos kish qenë argëtuese.

(Stephen Hawking)

E vetmja mënyrë për të ecur përpara në jetë është të qeshësh me të. Mund të qeshësh ose të qash. Unë preferoj të qesh. Të qarët më sjell dhimbje koke.

(Marjorie Pay Hinckley)

Mos u besoni njerëzve që mbajnë aromë përsosmërie, sepse jeta është e bërë nga gabime dhe lëndime.

(Anna Magnani)

Jeta është si muzika; duhet të kompozohet me veshë, ndjenjë, dhe instikt, jo me rregulla.

(Samuel Butler)

Jeta është brenda gjithësecilit.

Dhe gjithësecili përpiqet ta gjejë jashtë.

Anonim

Jeta është një udhëtim. Ndalesat më të bukura janë njerëzit specialë.

(Angelo De Pascalis)

Jeta është e bërë nga momente shumë të rralla të një intensiteti të madh dhe intervale të panumërt. Por shumica e njerëzve, duke mos i dalluar dot momentet magjike, përfundon duke jetuar vetëm intervalet.

(Friedrich Nietzsche)

Jeta jemi ne vetë, dhe nëse jeta është e vështirë të përballohet, kjo ndodh sepse e kemi të vështirë të durojmë veten tonë.

(Carl Gustav Jung)

Endërro atë që të pëlqen; shko atje ku dëshiron; bëhu ajo çfarë dëshiron të jesh, sepse ke vetëm një jetë dhe një shans për të bërë gjërat që dëshiron të bësh.

(Paulo Coelho)

Mos lejoni që plagët t’ju shndërrojnë në atë që nuk jeni.

(Paulo Coelho)

bota.al

Leave a Reply

Back to top button