Bota

Të vërtetat dhe gabimet e Netanjahut

Screen Shot 2015-03-05 at 09.46.17

Nga Bernard Guetta

Gjetja është e saktë, por konkluzioni nuk është i tillë. Të martën, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, e theksoi me të drejtë para Kongresit Amerikan, se kompromisi i mundshëm midis fuqive të mëdha dhe Iranit për çështjen bërthamore, nuk do të jetë i mjaftueshëm, për të parandaluar Teheranin, që ende mund ta ndërtojë bombën atomike.

Në fakt, kompromisi që duket në horizont, duhet të kufizohet në kohë, 10 vjet apo më shumë.

Kufizimet, që do të vendosen ndaj zhvillimit të programit bërthamor të Iranit, nuk do të jenë pra përfundimtare, dhe ndërkohë, Irani do të fitojë heqjen e sanksioneve. Për më tepër, lëshimet mbi programin e tij bërthamor, nuk do të parandalojë Teheranin, i cili kurdoherë që dëshiron mund të vendosë të prishë marrëveshjen e të bëhet një fuqi bërthamore brenda një viti.

E gjitha kjo është e vërtetë, dhe mbi të gjitha, pavarësisht nga programi bërthamor, Irani është duke e shtrirë ndikimin e tij në Jemen, Irak, Liban dhe Siri, domethënë në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme. Benjamin Netanjahu, nuk gabon kur kritikon idenë e mbështetur nga Shtëpia e Bardhë, për t’u mbështetur tek Teherani, në luftën kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik, sipas konceptit të riafirmur se “armiku i armikut tim, mbetet miku im”.

Këto konsiderata, janë krejtësisht të pranueshme, por a do të ishte realisht e tillë, një “një marrëveshje e gabuar” kompromisi që duhet të arrihet, dhe të cilën ne duhet të preferojmë më shumë, sesa vazhdimin e presioneve ekonomike dhe politike kundër Iranit? Netanjahu, e ka përsëritur këtë disa herë para përfaqësuesve të Kongresit të SHBA, të cilët e duartrokitën me zë të lartë, por është e pamohueshme, që presionet janë provuar tashmë të paafta për të ndaluar rrugën e Iranit drejt ndërtimit të bombës bëthamore.

Duke marrë shkas nga kujdesi i Netanjahut, për të mos e shqetësuar shumë Kongresin amerikan, alternativat e vetme do të ishin lufta ose palëvizshmëria. Mundësia e një lufte (sulmet ajrore mbi objektet bërthamore të Iranit), nuk i tërheq aspak Shtetet e Bashkuara, pjesërisht për shkak se dinamika e kësaj lufte, do të ishte krejtësisht e paparashikueshme.

Palavizshmëria dhe ruajtja e sanksioneve, të cilat e kanë dobësuar në një masë të madhe ekonominë e Iranit, por nuk e kanë penguar regjimin, të ecë përpara mbi energjinë bërthamore, do të zevëndësohej nga lufta, e cila do të bëhej e pashmangshme, nëse Teherani do të ishte shumë pranë ndërtimin të bombës.

Nga natyra e vet, çdo kompromis, është i pakënaqshëm. Por në këtë rast, sikurse mendon edhe Barak Obama (i sulmuar nga Netanjahu, por pa ia përmendur emrin), do të ishte gjithësesi më mirë se asgjë. Pasi marrëveshja do të blinte më tepër kohë, do të forconte reformatorët dhe të moderuarit në Iran, në përballjen e tyre me konservatorët, si dhe do t’i japë kurajo një shoqërie civile, e cila nuk e duron dot më regjimim aktual, dhe kërkon demokracinë.

Do të jetë një bast mbi të ardhmen, por kjo nuk do të përkeqësonte situatën, madje përkundrazi mund ta “ngrijë” atë për një periudhë kohe të gjatë. Më mirë të vihet bast, mbi dinamikën e relaksimit dhe paqes, që në mënyrë të pashmangshme, do të na çonte drejt një konfrontimi të drejtpërdrejtë./“Internazionale”/

www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button