Seria: Teori të çuditshme në lidhje me origjinën etnike dhe racore
Ata ishin të shtyrë nga një mision i shenjtë, prandaj dhe morën me vete një flamur të shenjtë, që mbante simbolin e një gjarpri të vdekur dhe shkopin e Moisiut. Sipas tregimit, një princ i ri u kafshua nga një gjarpër helmues
Ka pak zona, që janë ende tepër të lidhura me popujt e tyre të pare, sikurse është Irlanda. Është një nga vendet e pakta, që ende flet një gjuhë me rrënjët e vjetra kelte. Por ka një tjetër teori mbi njerëzit e parë që u vendosën në këtë ishull: Nuk ishin Keltët nga Evropa Qëndrore; ata ishin Milesianët.
Ata janë përshkruar nga A.M.Sullivan në një vepër që daton në vitin 1900. Sipas autorit, kolonia e parë milesiane, ishte me origjinë nga Azia, para se të udhëtonte nëpër Evropë, përmes Spanjës, dhe më në fund të mbërrinte në Irlandë.
Ata ishin të shtyrë nga një mision i shenjtë, prandaj dhe morën me vete një flamur të shenjtë, që mbante simbolin e një gjarpri të vdekur dhe shkopin e Moisiut. Sipas tregimit, një princ i ri u kafshua nga një gjarpër helmues. Babai i tij e çoi atë tek Moisiu, i cili u lut mbi trupin e tij dhe e shëroi.
Asokohe u profetizua se e gjitha kjo, ishte një shenjë se ata kishin nevojë të shkonin në një vend ku nuk kishte gjarpërinj, vdekjeprurës apo jo, dhe se ata mund ta gjenin ishullin duke ndjekur vendosjen e Diellit. Kur mbërritën atje 3 breza më pas, ata zbuluan se Irlanda ishte e sunduar nga tre vëllezër dhe magjia e tyre të errët. Ata vendosën se ishte vullneti i Perëndisë që të jetonin në ishull, ndaj dhe duhej të luftonin për të qëndruar. Ata luftuan dhe fituan.
Ende nuk dihet plotësisht, se nga e ka origjinën kjo histori. Ajo thjesht lexohet si një pjesë e historisë irlandeze, në çdo lloj forme konkrete që nga shekulli i XVIII-të. Nga mesi i shekullit të XIX–të, historia u shndërrua nga legjenda në histori, ashtu sikurse në Irlandë janë aq të mirë në sajimin e tyre./Bota.al