Horizonti.al

Teoritë më të frikshme që njeh njeriu: Teoria e menaxhimit të terrorit

Screen Shot 2016-04-12 at 08.48.45

Cdo gjë që njerëzimi ka arritur ndonjëherë, përtej mbijetesës bazike, është motivuar prej një frike themelore dhe të pazvogëlueshme nga jo-ekzistenca. Koncepti ynë për vetveten dhe vetëvlerësimin përgjithësisht është thjeshtë një ledh mbrojtës ndaj ankthit, që vjen kur mendojmë se mund të pushojmë së qëni një ditë. Kultura është thjeshtë një iluzion i ndarë masivisht për të zbutur frikën tonë nga e panjohura, dhe në fund nga vdekja. Kështu që, ne përpiqemi t’i shohim vepra të caktuara arti si të pakoha, apo të vendosim vlerë në linjat familjare për të projektuar veten tonë përtej vdekjes. Ne ndjejmë rehati në sistemet tona të vlerave dhe strukturat që ngrihen prej tyre, qoftë përmes koncepteve të afërsisë biologjike, identitetit kombëtar/politik, besimit fetar etj. Kjo përfshin besimin në vlerën e qenësishme të garantimit të të ardhmes së njerëzimit përmes progresit shkencor. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e jetës moderne i është përkushtuar shmangies së vdekjes, eufemizmat e ndryshme dhe frazat standarte në mëngjes, e gjithë industria e funeraleve që shërben për të eleminuar vdekjen nga kursi normal i jetës, nga shtëpia e deri në krematorium. Ne e ndërtojmë këtë artificë për të shmangur realitetin brutal. Shkurt, cdo gjë që ne kemi bërë dhe që bëjmë është motivuar nga asgjë më shumë, se sa nga terrori ynë ekzistencial kur përballemi me vdekjen./bota.al

Leave a Reply

Back to top button