Nga faqja në facebook e gjeologut Luigi Bignami, gjeolog dhe bashkëpunëtor i Focus, një shpjegim i shkurtër i arsyeve të aktivitetit të lartë sizmik të rajoneve në kufi me Detin Mesdhe
Rajoni i Mesdheut është sizmikisht aktiv për shkak të konvergjencës drejt veriut, me një shpejtësi 4-10 mm / vit, të pllakës afrikane kundrejt pllakës Euroaziatike, përgjatë një kufiri shumë të ndërlikuar midis dy pllakave. Kjo konvergjencë filloi rreth 50 milion vjet më parë dhe u shoqërua me mbylljen e Detit Tetis, “mbetja moderne” e të cilit është Deti Mesdhe.
Shkallët më të larta të aktivitetit sizmik në rajonin e Mesdheut gjenden përgjatë zonës së nënndarjes helene të Greqisë jugore, d.m.th. ku pllaka afrikane shkon ende nën atë euroaziatike, përgjatë zonës së të çarave të Anadollit verior (Turqisë perëndimore) dhe zonës së së Kalabrisë në Italinë jugore.
I gjithë rajoni i Mesdheut është i pasur me shkrime që mbulojnë disa shekuj dhe dokumentojnë sizmicitetin para-instrumental (tërmetet e regjistruara dhe të përshkruara para shekullit XX): historikisht, tërmetet kanë shkaktuar dëme të gjera në të gjithë Greqinë qendrore dhe jugore, Qipro, Shqipëri, Siçili, Kretë, deltën e Nilit, Libinë veriore, malet Atlas të Afrikës së Veriut, gadishullin Iberik.
Bollëku sizmik dhe intensiteti i rajonit të Mesdheut përfaqësohen nga rrathët në figurën e mësipërme. Tërmeti Citera i vitit 1903 (magnituda 8.2) dhe ai i Rodosit i vitit 1926 (M 7.8) janë tërmetet kryesore instrumentale në Mesdhe, të dyja të lidhura me tektonikën e zonave të sipërpërmendura: tërmeti në Shqipëri është krejtësisht i inkuadruar në këtë mekanizëm. / meb.al