Bota

Terrori nuk është vetëm “i çmendur”, “irracional” dhe çnjerëzor”

 

Ne s’mund të justifikojmë sulmet në Bruksel dhe Paris, por kemi detyrimin për të dëgjuar çfarë na kumtojnë këto akte

Screen Shot 2016-03-28 at 09.20.38

Nga Tarik Ramadan

Terrori dhe vdekja kanë kapluar sërish Evropën, këtë herë në zemër të Bashkimit Evropian me një mesazh strategjik të dyfishtë. Brukseli është shtëpia e institucioneve kryesore të kontinentit, dhe sulmet në aeroport dhe stacionin e metrosë në lagjen ku ndodhet selia e BE dërguan një mesazh të qartë. Objektivi është politik, dhe askush, pa marrë parasysh se kush ose ku ndodhen, nuk do të ndjehen më kurrë sërish plotësisht të sigurtë.

Dënimi i sulmeve në Bruksel, ashtu si ato të Parisit, Stambollit, Damaskut apo Bagdadit, duhet të jetë i patundur, absolut dhe pa asnjëpërjashtim, gjysmë-masë apo përpjekje për të bërë dallime mes viktimave. Në këtë rast qartësia është thelbësore, si në terminologjinë që përdorim ashtu edhe zgjidhjet që propozojmë.

Por, para se ne mund të formulojmë një përgjigje, duhet të përballemi me problemin në thelbin e tij dhe të përpiqemi ta kuptojmë në origjinën e vet (kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë të justifikojmë aktet e terrorizmit, çfarëdo që mund të ketë thënë dikur Xhoxh Ë. Bush, apo Manuel Vals sot).

Është e domosdoshme që ne të gjejmë arsyet, të cilat qëndrojnë prapa ndryshimit të menjëhershëm të kursit drejt ekstremizmit të dhunshëm – për shkak se terrori nuk është thjesht i “çmendur”, “irracional” dhe “çnjerëzor”. Këto terma shërbejnë vetëm për të ngatërruar fjalorin tonë, dhe nuk ofrojnë asnjë sqarim politik mbi elementet e ekuacionit. Ata i shtojnë verbërinë një reagimi emocional, dhe tashmë të ushqyer nga frika. Ajo që na duhet sot është arsyeja dhe një bisedë e matur – po, ne duhet të jemi ashpër, por mbi të gjitha të arsyeshëm.

* * *

Si ta shpjegojmë këtë ekstremizëm të dhunshëm? Pse sot? Pse tek vendet me një kuptim simbolik në çdo kontinent? Arsyeja e parë është politike…

[real3dflipbook id=”1043″]

Leave a Reply

Back to top button