ZZZFun

Testi psikologjik i gjethes. Zgjidhni njërën prej tyre

Dikush mund t’ju thotë se gjethet luajnë një rol të kotë. A e dini se çfarë bëjnë ato? Ato përmbushin nevojat e bimës, me fotosintezë.

Falë antenave të klorofilit, gjethet janë në gjendje të shndërrojnë vazhdimisht energjinë e dritës në energji kimike për bimën. Gjethet prodhojnë sheqerna dhe garantojnë mbijetesën e bimës, e cila, nga ana e saj, mendon vetëm të rritet.

Ndërsa një fletë plaket, bima tërheq të gjithë klorofilin në vetvete derisa vetë fleta bëhet e verdhë. Në atë pikë, fleta nuk mund t’i japë më asgjë pemës, e cila më pas vendos ta hedhë atë dhe ta lërë të bjerë.

Në jetë të gjithë kemi qenë, të paktën një herë, gjethe dhe ndoshta, po njësoj, kemi luajtur edhe rolin e një peme. Tani shikoni 5 figurat më poshtë. Cila arrin të tërheq vëmendjen tuaj më shumë?

  1. Gjethe pa erë

Ndryshe nga gjethet e tjera, kjo përbëhet nga disa pjesë të pavarura nga njëra-tjetra. Gjethëzat e vogla çiftëzohen, përveç asaj apikale që mbetet vetëm.

Nëse e keni zgjedhur këtë gjethe, ju duhet të jeni një person shumë i pjekur, si nga pikëpamja personale, edhe ajo emocionale. Ju është dashur të përballeni me një numër të mirë situatash të vështira, megjithatë nuk jeni ndikuar: ju vazhduat të ndiqni qëllimet tuaja duke u përpjekur të vlerësoni përvojat, madje edhe ato negative.

Ju jeni shumë elastik dhe mund të konsideroheni një pikë referimi për ata që ju rrethojnë: ju keni aftësinë për të analizuar gjërat, për të parë faktet në mënyrë objektive dhe kështu të jepni këshillat e duhura për ata që ju drejtohen. Ju nuk jeni një person që gjykoni të tjerët.

  1. Gjethja e dhëmbëzuar

Ndryshe nga të gjitha gjethet e tjera, kjo tregon manaferrat të prodhuara nga tufë lulesh të vogla. Ashtu si kjo gjethe, edhe ju përjetoni evolucione të vazhdueshme: dini të bini dhe mbi të gjitha të ngriheni.

Ju jeni shumë ambiciozë dhe besoni në aftësitë tuaja. Ndonjëherë ambiciet tuaja mund të duken, në sytë e të tjerëve, jashtë mundësive tuaja. Pavarësisht mendimit të të tjerëve, mos u dekurajoni dhe vazhdoni të ndiqni qëllimet tuaja, edhe nëse do të thotë të dështoni disa herë.

Qëllimet tuaja nuk janë të diktuara nga karrierizmi ose kotësia: ju në përgjithësi drejtoheni nga pasioni aq shumë sa që mund të përshkruheni si një person “me zemër” dhe jo “me kokë”.

  1. Gjethja heliptike

Ju keni zgjedhur gjethen numër 3, e cila mban formën klasike. Ju pëlqen të kultivoni lidhje të qëndrueshme dhe të forta. Ju jeni të lidhur me vlerën e miqësisë dhe familjes. Ju nuk ju pëlqen të zhgënjeni të tjerët dhe gjithmonë përpiqeni të përmbushni pritshmëritë (tuajat dhe të të tjerëve).

Ju jeni një person empatik, mund të identifikoheni me tjetrin dhe të ndërhyni për ta ndihmuar atë. Ju keni disa ambicie, por ndër këto, sigurimi i mirëqenies familjare është një përparësi: shëndeti i të dashurve tuaj është i pari për ju. Ju jeni të lidhur me traditat dhe, mbi të gjitha, ju jeni një person që u besoni shumë të tjerëve.

  1. Gjethja pesëshe

Ju keni zgjedhur një gjethe të pasur me vena dhe me kufij të përcaktuar mirë. Ju jeni një person shumë i përqendruar në veten tuaj dhe, me kohën dhe përvojat negative, keni krijuar një mosbesim të caktuar: sot, para se të besoni, mendoni dy herë.

E keni të vështirë të dilni nga zona juaj e rehatisë dhe keni pak aftësi për ndryshim. Ju pëlqen të keni gjërat tuaja dhe rutinën tuaj dhe nuk ju pëlqjeën ndërhyrjet e jashtme.

Ju ende mbani inat për përvojat negative të së kaluarës dhe mbase kjo është pikërisht ajo që ju pengon të ndryshoni. Ju jeni të vetëdijshëm se situata / dinamika të caktuara mund të zhvlerësojnë dhe pengojnë qetësinë tuaj, por, pavarësisht nga vetëdija juaj e madhe, ju nuk jeni ende gati për të kthyer përfundimisht faqen.

  1. Gjethja e zgjatur

Ju nuk keni zgjedhur një gjethe të vetme, por një bimë të tërë! Ok, le ta pranojmë: ju mund të bëheni shpirti i festës në një çast dhe karizma juaj është karta juaj. Ju jeni gjithmonë një hap përpara problemeve.

Edhe nëse jeta ju vë në provë, gjithmonë arrini të dilni nga ajo shkëlqyeshëm, përkundrazi, karakteristika juaj është që keni tendencë të parandaloni problemet, tashmë dini të nuhasni telashe dhe dini se si të shmangni më mirë çdo stuhi.

Për shkak të karizmës dhe natyrës tuaj joshëse, ju shpesh përfundoni objekt i zilisë së të tjerëve. Ju mund të mos keni një punë me për t’u patur zili, por janë njohuritë tuaja që e bëjnë jetën tuaj magjepsëse edhe në sytë e të tjerëve. / meb.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close