Tetë minuta, gjatë të cilave e kishin kuptuar se po vdisnin. Airbusi 320 i Germanwings, që humbet lartësi dhe përplaset në Alpe. Asnjë i mbijetuar dhe një mister i ri për atë që është aksidenti më i rëndë në Europë që nga viti 2008, kur u rrëzua një MD80 i Spanair, i ngritur nga Madridi. Eshtë gjithashtu e para tragjedi e një kompanie me çmime të ulët në kontinent.
Edhe pse nuk duhen gjetur tek ky element shkaqet e aksidentit. Në aeroportin El Prat të Barcelonës është ora 13.00 dhe po mbërrijnë familjarët e parë, kur Jordi flet, e trembur, për dy kolegë të saj që ndodheshin në bordin e atij avioni: “Ishte ngritur me gjysmë ore vonesë, nuk e dimë përse”. Me thënë të vërtetën, edhe në ditët e mëparshme ai fluturim kishte rregjistruar vonesa të ngjashme, ndoshta për shkak të mbipopullimit të Terminalit të vjetër Nr. 2 që tashmë u rezervohet mbi të gjitha kompanive me çmime të ulëta.
PASAGJERET
Airbusi 320 kishte hyrë në shërbim në vitin 1991, por pikërisht një ditë më parë i ishte nënshtruar një kontrolli. Germanwings është pjesë e grupit Lufthansa, një prej më të sigurtëve në Europë. Në fluturimin e avionit që u ngrit nga El Prat në orën 9:55 dëgjohen zërat e hareshëm të 16 të rinjve gjermanë, të cilët kishin qenë në Barcelonë për pushime, në një shkëmbim mes shkollave, aty ka menaxherë kompanish të rëndësishme që shkojnë në Dyseldorf për angazhime pune dhe kontrollojnë në iPadët e tyre dosjet e fundit, ka punonjës të markave të njohura si Desigual, bashkëshortja e një drejtuesi të partisë së të majtës katalanase, ka shumë gjermanë që e duan katalonjën dhe që këtu vijnë shpesh për pushime, të rinj të joshur prej jetës së natës në Barcelonë.
RRUGA
Gjithçka duket se ecën normalisht, kushtet meteorologjike nuk janë të përsosura, por as të tmerrshme, komandanti thotë se mund të lirohen rripat e sigurimit dhe për ata që dëshirojnë, mund të shërbehen pije. Sigurisht, është një ditë që rezervon turbulenca të ndryshme për atë që fluturojnë mes perëndimit dhe lindjes, por asgjë ndryshe nga e zakonshmja.
Rretho orës 10:47 fillojnë problemet seriozë. Fillimisht ishte folur për një kurs jo normal të zgjedhur nga komandanti i fluturimit, por Germanëings e ka përgënjeshtruar këtë hipotezë. Ashtu sikurse është mohuar që komandanti të ketë lëshuar alarmin “Mayday”. Jo, avioni ka humbur me shpejtësi lartësi, zbret me 1100 metra në minutë për tetë minuta, nga 9000 në 1800 metra. Nuk mund të quhet një pikiatë, por gjithësesi është sinjali që dicka, krejt papritur, ka shkuar keq. Në ato tetë minuta shumë të gjata, komandanti dhe piloti ndoshta kanë bërë të pamundurën për të ndalur humbjen e lartësisë. PO fluturonin mbi Alpe dhe impakti me tokën po afrohej.
Cfarë u ndodhi pasagjerëve? Në fillim, ata më ekspertët, kanë shpresuar se ndoshta ka qenë një turbulencë normale, por më vonë kanë kuptuar se po ndodhte diçka e pamendueshme, dhe ata që i kishin ende lidhur me siguri kanë ndier shtrëngimin e fortë të rripave të sigurimit. Pas tetë minutash, avioni është stabilizuar, për 60 sekonda, një iluzion i shkurtër ky që ndoshta më e keqja tashmë kishte kaluar, sepse tashmë Airbusi 320 ishte në lartësinë e maleve.
Më pas përplasja, dymotorrëshi i bërë copë, asnjë i mbijetuar…
Aksidenti i fundit i rëndë në vitin 2014 përfshinte gjithashtu një Airbus 320, ishte një kompani tjetër me çmime të ulët, por aziatike: AirAsia: Qz 8501 u rrëzua në 28 dhjetor, më pak se tre muaj më parë, në Detine Javës: vdiqën 162 persona.
FAMILJARET
Në aeroportin e El Pratit, në pasdite vonë, kanë mbërritur tashmë rreth 70 të afërm, shumë prej tyre qajnë, dikush ulëret para telekamerave: “më lini të qetë, nuk dimë ende çfarë ka ndodhur”. Në një qoshe, Manueli dhe Ramoni, punonjës të Delphit, një kompani që prodhon komponentë për makina, tundin kokën me lotë në sy: “Një menaxher i yni dhe një sindikalist ishin në atë avion, shkonin në Dyseldorf për një takim. A mund të vdiset kështu, duke bërë punën tënde? Tani çfarë t’u themi familjarëve të tyre?”
Të afërm të tjerë presin për të kuptuar si të shkojnë në Francë. Aty pranë kanë nisur tashmë të vijnë autobusët që do të transportojnë ata familjarë që do të donin të shkonin në Nicë për të ndjekur nga afër operacionet e shpëtimit. /Il Messaggero/
www.bota.al