Në rrugëtimin e tyre turistik nga Ballkani në Balltik, Kevin Rushby dhe familja e tij mbërrijnë në Shqipëri – dikur një vend i paarritshëm. Sot i egër, ekscentrik dhe i adhurueshëm. Nga varri i mbretit ilir, tek mrekullia e Linit, buzë Liqenit të Ohrit, dhe deri tek lakrori i Dardhës
Kevin Rushby
The Guardian
Sapo kalojmë kufirin në Shqipërinë e veriut, pranë Shkodrës, përballemi menjëherë me një dilemë: bregdet apo mal? Kam dashur ta vizitoj Shqipërinë që në vitet nëntëdhjetë, kur e shihja bregun e saj – atëherë të paarritshëm – që nga Korfuzi, dhe kur më thanë se ishte bregdeti më i mrekullueshëm i Mesdheut…
… Një djalë shfaqet me kalë, mbi një shalë të drunjtë. “Rruga Egnatia”, thotë ai, duke na treguar me gisht urën. “E vjetër!” Në fakt ky është një nënvlerësim. Rruga Egnatia është ndërtuar në shekullin 3 para Krishtit, ndoshta sipër një rruge të mëhershme, e vetmja lidhje tokësore mes rajoneve perëndimorë dhe lindorë të Perandorisë romake. Këmbë të njerëzve të famshëm kanë shkelur mbi atë rrugë, duke përfshirë Jul Cezarin, apostullin Pal dhe shumë prej kryqtarëve…
[real3dflipbook id=”420″]