Shkence

“The Independent”: Shkencëtarët po përgatiten për një stuhi diellore, që mund të shkatërrojë teknologjinë mbi Tokë për shumë vite

Screen Shot 2016-04-09 at 10.57.42

Shkencëtarët po përgatiten për një stuhi diellore, e cila mund të prishë kommunikimet për vite të tërë dhe ndoshta të vërë në rrezik jetën mbi Tokë.

Shumë njerëz janë të pashqetësuar, apo të pavetëdijshëm për mundësinë en jë stuhie gjeomagnetike që vjen nga Dielli, e cila mund të shkaktojë dëm të madh për Tokën. Por një mundësi e tillë quhet një ngjarje “me mundësi të ulët por me impakt të lartë”, dhe që po planifikohet nga agjenci të ndryshme, përfshirë Departamentin e Sigurisë së Brendshme dhe NASA-n në SHBA, dhe shkencëtarët kanë paralajmëruar se njerëzimi duhet të bëjë më shumë për ta parashikuar.

Moti hapësinor ka shkaktuar dhe më parë probleme, duke ndërprerë lehtësisht teknologjinë dhe shkaktuar ndryshime të dukshme. Por kohët e fundit, asnjë ndodhi nuk ka qenë aq dramatike sa famëkeqja Carrington e vitit 1859, që shkaktoi një prej stuhive gjeomagnetike më të këqia dhe që do të kishte shkatërruar pjesën më të madhe të teknologjisë së komunikimit, nëse do të kishte ndodhur sot.

Nëse një ngjarje e tillë do të godiste tokën, ajo do të ndalte funksionimin e satelitëve, prishte sistemet e GPS dhe ndalte fluturimin e avionëve. Mund të shkaktonte edhe probleme më kohëgjatë, si fshirjen e të dhënave nga kujtesa e kompjuterëve.

Pasojat e saj mund të zgjasin me muaj apo edhe me vite, pasi autoriteteve do u duhej të punonin për ndreqjen e infrastrukturës ku bazohet bota moderne.Vlerësimet nga Lloyd London’s thonë se zgjidhja e gjithë problemeve do të kushtonte mes 600 miliardë dhe 2.6 trilionë dollarë.

Tani qeveria e SHBA po punon për të frenuar një pjesë të mirë të atyre pasojave – duke përfshirë përmirësimin e parashikimit të motit hapësinor dhe problemet që mund të shkaktojë.

“E dimë që ka një boshllëk në aftësinë tonë për të vlerësuar dobësinë dhe pasojat”, thotë Jack Anderson, një analist në Departamentin e Sigurisë së Brendshme në SHBA. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button