Psikologji

Thënie frymëzuese nga Michelle Obama, të cilat të gjithë duhet t’i lexojnë…

Thëniet më poshtë janë shkëputur nga romani autobiografik i Michelle Obama “Të bëhesh”, në të cilin Michelle tregon mbi jetën e saj nga fëmijëria deri në fund të mandatit të dytë presidencial të Barack Obama. Është një ndër romanet më frymëzues autobiografik, të cilin të gjithë duhet ta lexojnë, sado pak kohë të lirë të kenë.

“Mendoj se një nga pyetjet më pa kuptim që një i rritur mund t’i bëjë një fëmije është : “Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?”. Sikur rritja të kishte një fund. Sikur në një moment ti bëhesh diçka dhe ai është fundi”.

“Për çdo derë që kanë hapur për mua, jam munduar edhe unë të hap derën time për të tjerët. Dhe këtu dua të them, le ta ftojmë njëri tjetrin brenda. Ndoshta do të fillojmë të kemi më pak frikë, të bëjmë më pak paramendime të gabuara, t’ju shmangemi opinioneve ose stereotipave që pa kuptim na diferencojnë. Ndoshta kështu do e kuptojmë që jemi të gjithë njësoj. Nuk ka vlerë të jesh perfekt. Nuk ka rëndësi se ku mbërrin në fund. Fuqia ekziston tek të lejuarit e vetes që të dëgjohesh dhe njihesh, që të zotërosh një histori tënden unike. Dhe ka dhunti tek të njohurit dhe të dëgjuarit e të tjerëve. Kjo, sipas meje, është mënyra se si ne bëhemi”.

“Dështimi është një ndjesi që lind para se të shndërrohet në një rezultat aktual”.

“Historia jote është ajo çfarë ke dhe do ta kesh përherë. Është diçka që duhet ta zotërosh”.

“Koha, ashtu siç më thoshte shpesh im atë, ishte një dhuratë që ne ia dhurojmë njerëzve të tjerë”.

“Mos prano në jetën tënde njerëz që të demoralizojnë. Besoju instinkteve të tua, marrëdhëniet e shëndetshme të bëjnë të ndihesh mirë. E ndjen se janë të duhurat. Nuk të lëndojnë. Nuk janë të dhimbshme. Dhe kjo gjë nuk ka lidhje vetëm me personin që do të ndash jetën, por edhe me shoqërinë që zgjedh. Edhe me njerëzit që e rrethon veten tënde”.

Back to top button