Thenie

Thënie nga “Pylli norvegjez”, romani i jashtëzakonshëm i Haruki Murakamit

“Si të gjitha ndjesitë, dhimbjen mund ta kuptojë vetëm dikush që e ka përjetuar atë”.

“Pylli norvegjez” është një ndër romanet më të bukur të shkrimtarit japonez Haruki Murakami. Edhe pse i përmendur shpesh si një pretendent kryesor për të fituar çmimin “Nobel” në letërsi, autori ende nuk e ka fituar një çmim të tillë. Ai ka fituar një sërë çmimesh të tjerë prestigjioze, si “Franz Kafka”, si dhe njësërë dekoratash nga universitete të ndryshme. “Pylli norvegjez”, krahas veprave të tjera, mund ta pranojmë se i ka dhënë një famë të jashtëzakonshme shkrimtarit, i cili tashmë është i njohur në mbarëbotën. Më poshtë do të mund të lexoni disa nga thëniet më të veçanta prej këtij romani.

Është një nga gjërat që urrej, të rri gjithë ditën në shtëpi duke pritur që telefoni të tringëllojë. Duke qëndruar kaq e vetme, kam ndjesinë se trupi konsumohet. Kalbet dhe tretet, derisa bëhet një lëng jeshil qëderdhet më vonë përtokë dhe në fund nuk mbetet gjë tjetër, veç rrobave. Ja çfarë efekti më jep një ditë e tërë në shtëpi duke pritur”.

Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por një pjesë e lindur e saj”.

Çdokush ka plagët e veta, momentet e lodhjes kur do të donte vetëm të qante në paqe”.

Të harrosh dhe të mos kujtohesh janë dy gjëra të ndryshme. Kur harron, thjesht diçka të del nga mendja. Të mos kujtohesh, do të thotë se atë gjë nuk e ke fare në zemër”.

“Personat që më duken të paqëndrueshëm, janë të gjithë ata që udhëtojnë nëpër botë pa asnjë problem”.

“Sado e dëshpëruar të duket një situatë, ka gjithmonë mundësi për zgjidhje. Kur gjithçka përreth është e zbrazët, nuk ka asgjë për të bërë, përveçse të presësh i qetë derisa sytë të të ambientohen me errësirën”.

“Shkronjat janë vetëm shkronja. Nëse i djeg apo i ruan, ajo që duhet të mbetet, mbetet dhe ajo që duhet tëhumbasë, humbet”.

Nëse një person e ruan zemrën e vetë kudo ku shkon, nuk duhet të trembet nga humbja e asgjëje”.

“Do ta takosh dikë, nëse ashtu është shkruar të ndodhë. Edhe nëse nuk e ke takuar, herët a vonë do tëshiheni diku”.

“Nëse lexon librat që i lexojnë të gjithë, do të mendoni njësoj siç mendojnë gjithë të tjerët”.

Si për të gjitha ndjesitë, dhimbjen mund ta kuptojë vetëm dikush që e ka përjetuar atë”.

Back to top button