Personazhe

Thëniet e famshme, i ka thënë apo jo Çërçilli?

Thëniet e famshme të Uinston Çërçillit kanë mbushur libra të tërë. Për fat të keq, shumë nga thëniet që i atribuohen atij, thjesht nuk janë të vërteta. Për shembull, Nensi Astor shpesh thuhet t’i ketë thënë: “Po të isha gruaja jote do t’iu hidhja helm në kafe”, ndërsa Çurçilli iu përgjigj: “Nëse do të isha martuar me ju, me siguri do ta pija”.

Incidenti ka ndodhur, por Çurçill nuk ishte i përfshirë. Përkundrazi, ishte miku i tij i mirë Birkenhed ai që dha këtë përgjigje. Çurçill kishte një rivalitet me Astor, që ishte një mendjemadhe dhe gruaja e parë e zgjedhur në parlamentin britanik, por kjo nuk ia vlen as të citohet.

Me sa duket, Çurçilli i tha se “kur ju hytë në Dhomën e Komunëve, unë u ndjeva njëlloj sikur të kishte hyrë një grua në banjon time, dhe unë s’kam asgjë për t’u mbuluar përveçse një copë sfungjeri”, së cilës Astor iu përgjigj:”A do të ndodhë ndonjëherë kjo, kur pamja juaj e tmerrshme ka fuqinë e mjaftueshme për t’iu mbrojtur?”.

Në fakt, Çurçilli nuk mund të ankohej për vrazhdësinë e zonjës Astor, pasi ai vetë i ishte përgjigjur në mënyrë të tillë një tjetër deputeje grua, që e akuzoi se ishte i dehur:”Zonjë, ju jeni e shëmtuar, ndërsa unë do të jem esëll nësër mëngjes”. Megjithatë, ai ndoshta nuk e ka thënë shprehjen:Amerikanët do të bëjnë gjithmonë gjënë e duhur, vetëm pasi të kenë provuar gjithçka tjetër”, ose t’i tregonte një nëpunësi që ankohej për parafjalët në fund të fjalimeve të tij se “ky është lloji i gjuhës angleze, nga i cili unë nuk do të heq dorë”.

Dhe si Çërçilli, ashtu edhe Xhorxh Bernard Shou e mohuan historinë e famshme, në të cilën Shou i dërgoi Churchillit dy bileta për dramën e tij të re dhe e ftoi atë për të “sjellë me vete një mik, nëse realisht e keni një të tillë”, në një kohë që ky i fundit iu përgjigj se do të vinte natën e dytë të shfaqjes “nëse do të kishte vërtet një të tillë”.

Megjithatë, fansat e Çërçillit nuk duhet të dëshpërohen. Ka shumë të ngjarë që Çërçilli të ketë qenë në tualet, kur një ndihmës e informoi atë se Lordi Privi Sill (në anglisht ambjent privat) kishte ardhur për ta takuar, duke dhënë udhëzimin e paharrueshëm:”I thoni zotit Silli se jam mbyllur në ambjentin tim privat time dhe mund të merren me dy gjëra në të njëjtën kohë!”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button