“Thuaj çfarë të duash për femrat, por unë mendoj se duhet të kesh talent që një fjali të vetme ta kthesh në një debat prej gjashtë orësh. Dhe ato e kanë këtë talent…”
“Sigurisht që femrat nuk punojnë aq shumë sa meshkujt. Ato ia dalin që me herën e parë”.
“Kur një femër pyet “Çfarë?”, nuk do të thotë se nuk të ka dëgjuar, por se po të jep një mundësi për të ndryshuar atë që sapo the”.
“Të debatosh me një femër është njësoj si të të arrestojnë. Çdo gjë që thua, mundet dhe do të përdoret kundër teje”.
“Një mashkull i qetë është një mashkull që po mendohet. Një femër e qetë zakonisht është një femër tepër e nevrikosur”.
“Kur një femër të thotë: “Bëj çfarë të duash”, bën mirë të mos bësh çfarë dëshiron”.
“Nëse je femër, ndoshta nuk e di se çfarë dreqin po kërkon, por e di se çdo gjë që do të synosh, duhet ta arrish”.
“Qenia më e rrezikshme në botë është një femër e buzëqeshur, por e ulur diku në vetminë e saj”.
“Si gjithmonë, pas çdo idioti qëndron një femër e fortë”.
“Ka tri gjëra të rëndësishme që femrat duan në jetë: ushqim, ujë dhe komplimenta”. / bota.al