Thenie

Thëniet më të bukura nga kryevepra e Dymasë, “Konti i Monte Kristos”

„Urtësia e gjithë njerëzimit përmbahet në këtë togfjalësh-Prit dhe Shpreso.“

„Gruaja është e shenjtë. Gruaja e dëshiruar nga dikush është e bekuar.“

„Plagët morale kanë një tipar të çuditshëm- mund të jenë të fshehta por asnjëherë të mbyllura; gjithmonë të dhimbshme; përherë gati për tu gjakosur edhe nga prekja më e vogël, ato mbeten të freskëta dhe të hapura në zemër.“

„Duhet patjetër të kesh dëshiruar vdekjen që të kuptosh se sa mirë është të jetosh.“

„Si u arratisa? Me vështirësi. Si e planifikova atë moment? Me kënaqësi.“

„Ndryshimi  midis tradhëtisë dhe patriotizmit është vetëm çështje datash.“

„Po të krahasosh hidhërimet e jetës reale me kënaqësitë e asaj imagjinare, nuk do të duash më kurrë të jetosh, por vëtëm të ëndërrosh, përgjithmonë.“

„Për të gjitha fatkeqësitë ekzistojnë vetëm dy mjete shëruese- koha dhe qetësia.“

„Të mësuarit nuk të bën të ditur. Njërëzit ndahen në ata që kanë njohuri dhe ata që kanë arsyetim. Lloji i parë kërkon kujtesë, ndërsa i dyti filozofi.”

“Ekzistojnë dy mënyra të të parit: me trup dhe me shpirt. Sytë e trupit ndonjëherë mund të harrojnë, por shpirti mban mend përgjithmonë.”

“Gjithmonë i jam trembur më shumë një lapsi, një shisheje me bojë shkrimi dhe një letre, se sa  shpatës ose pistoletës.”

“Ne jemi gjatë gjithë kohës duke nxituar për të kapur lumturinë..; por pasi kemi vuajtur për një kohë të gjatë, hasim vështirësi të mëdha për të besuar se ekziston edhe fati i mirë.”

“Ah, buzë që thonë diçka, ndërkohë që zemra mendon ndryshe.”

“Ata që kanë lindur mes mirëqenies, dhe që kanë mjetet për të kënaqur çdo dëshirë, nuk dinë asgjë për lumturinë e vërtetë të jetës, ashtu si ata që jeta i ka hedhur në ujrat e stuhishme të oqeanit mund të kuptojnë bekimit e motit të mirë.”

“Budalla jam unë,”tha ai, “që nuk e grisa zemrën ditën që vendosa të hakmerrem ndaj vetes.”

“Deri në ditën që Zoti të denjojë t’i zbulojë njeriut të ardhmen e vet, e gjithë mençuria njerëzorë do të mund të përmblidhet nga dy fjalë-Pritje dhe shpresë.”

“Nuk mendoj se është parashikuar që njeriu ta arrijë lumturinë kaq lehtë. Lumturia është si ato pallatet e përrallave, portat e të cilave ruhen nga dragonj: duhet të luftojmë në mënyrë që ta pushtojmë atë.”

“Ne shpesh i kalojmë lumturisë aq pranë pa e parë, pa ia hedhur sytë, ose edhe në qoftë se e shohim, nuk e dallojmë atë.”

“Miqtë që kemi humbur nuk prehen nën tokë…ata janë varrosur thellë në zemrat tona. Kështu, është urdhëruar që ata të na shoqërojnë përgjithmonë.”

“Është metodë e mendjeve të dobëta që ta shohin gjithçka përmes një reje të zezë. Çdo shpirt formon horizontin e vet; shpirti yt është i errët dhe rrjedhimisht qielli i së ardhmes duket i stuhishëm dhe aspak premtues.”

“E vetmja gjë që kam dashur pas teje, ishte vetja: ky është, dinjiteti im dhe fuqia që më dha superioritet mbi burrat e tjerë. Kjo Fuqi ishte jeta ime. Ti e theve atë me një fjalë, pra unë duhet të vdes.”

“Të mësosh nuk do të thotë të dish; ekzistojnë  ata që mësojnë dhe ata që janë të mësuar vetë. Të parët karakterizohen nga memoria, të tjetër nga filozofia.”

“Urrejtja është e verbër; tërbimi ju vë përpara; dhe ai që derdh hakmarrje rrezikon të provojë një skandal të hidhur.”/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button