Enciklopedike

Thesaret e Tokës së Shenjtë: Kisha e Varrit të Shenjtë në Jeruzalem

Nga të gjitha kishat e Jeruzalemit, dhe në qytet ka shumë prej tyre, Kisha e Varrit të Shenjtë cilësohet si më e shenjta. E fshehur në një labirint rrugicash të ngushta në pjesën e vjetër të qytetit, ajo përmban 5 stacionet e fundit të kalvarit të Kryqit, seria e imazheve të kryqëzimit të Krishtit. 

Varri i Shenjtë është një nga tre kishat më të mëdha të themeluara nga Helena, nëna e perandorit Konstantin, e cila udhëtoi në Tokën e Shenjtë rreth 300 vjet pas kryqëzimit të Krishtit. Dy kishat e tjera janë të vendosura në Betlehem dhe Nazaret. Helena e emërtoi vendin Calvary (që rrjedh nga fjala latine për ‘Kafka’), kur varri i Jozefit nga Arimatea dhe 3 kryqe u gjetën gjatë gërmimeve. 

Kisha origjinale u përfundua në vitin 335, edhe pse shumica e asaj që gjendet sot atje i përket periudhës së kryqtarëve, në një kohë që u restaurua në vitin 1810. Edhe pse jo ndër më të bukurat, ajo është një kishat më të vizituara të botës, ku çdo ditë me mijëra turistë ndezin qirinj pranë varrit-shkëmb të Jezu Krishtit, ndërsa mbahen procesione të rregullta nga koptikët, murgjit ortodokse grekë dhe ata françeskanë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button