Një vit më vonë, në Manchester për Free Trade Hall, kur përfundon hipnotizuesja “Ballad of a thin man”, dikush nga publiku thërret “Judas!”, domethënë tradhëtar, dhe ai në mikrofon përgjigjet: “Nuk të besoj, je një gënjeshtar”, më pas kthehet nga grupi dhe i thotë të luajë me maksimumin e volumit (“Play it fucking loud”) dhe fillon “Like a rolling stone”, guri i themelit i historisë së rrokut, por edhe letërsisë. Dhe kush thotë të kundërtën, është vetëm gënjeshtar. Nëse të fyejnë, ti thjeshtë bjeri më fort
Kulturë popullore dhe kulturë e lartë, folk dhe rrok, akustikë dhe elektronikë, këngë dhe poezi nuk kanë më kufijtë e të kaluarës. Ose më saktë, kthehen të mos kenë më kufij. Si shekuj e shekuj më parë, kur lirikët grekë apo romakë i shoqëronin tekstet e tyre me instrumenta muzikore. Bob Dylani fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë 2016, falë një produksioni të pakufi këngësh me tekste që tingëllojnë si letërsi – dhe një aftësi – ky është motivimi i Akademisë – “për të krijuar shprehje të reja poetike, në brendësi të traditës së madhe të këngës amerikane”.
Do ta dëgjojmë zërin e tij të mrekullueshëm dhe harmonikën e tij, në ceremoninë e marrjes së Çmimit në Stokholm? Ndoshta …