Disa thënie nga Servantesi
Miguel de Cervantes Saavedra autori i “Don Kishotit” është autor edhe i shumë veprave të tilla si “La Galatea”, “Rinconete dhe Cortadillo” si dhe “Exemplary Novels”. Pavarsisht kontributit të tij në letërsinë dhe kulturën spanjolle dhe atë botërore shumë pak njerëz dinë mbi këtë njeri jashtë punës së tij si autor.
Ishte pjesë e një familje me shumë anëtarë. Miguel De Cervantes lindi në Alcalá de Henares dhe ishte fëmija i katërt nga 7 fëmjët e Rodrigo Cervantes që punonte si kirurg dhe i Leonor de Cortinas, e cila dinte të lexonte dhe të shkruante, një aftësi jo shumë e zakonshme për gratë e asaj epoke. Djali i madh, Andresi vdiq pak ditë pas lindjes. Në vitin 1544 lindi Andrea, vajza e madhe, më pas erdhi Luisa në 1546 që iu bashkua kishës katolike si murgeshë. Miguel de Cervantes, djali i madh i vëllezërve të mbijetuar lindi në 1547, tre vjet pas tij vëllai tjetër, Rodrigo. Më të vegjlit ndër fëmijët ishin Magdalena, e cila vdiq 5 vite më herët se Cervantes dhe më i vogli Juan që lindi në 1555, të cilit nuk i dihet data e vdekjes.
Në 29 shtator 1547 lindi Miguel de Cervantes Saavedra, autori i “Don Kishotit të Mançës”. Ja disa prej thënieve të tij:
“T’i bësh mirë të keqit është të hedhësh ujë në det”
“Ai që nuk di të shijojë lumturinë kur vjen, nuk duhet të ankohet kur ikën”
“Asnjë shkencë, përsa i përket shkencës, nuk mashtron: mashtrimi është tek ai që nuk e njeh.
“E vërteta dobëson dhe nuk djeg, gjithmonë qëndron mbi gënjeshtrën si vaji mbi ujë”
“Ai që lexon shumë dhe udhëton shumë, shikon shumë dhe di shumë”
“Bjeri shkurt arsyetimeve të tua sepse askush nuk gjen kënaqësi, nëse janë të gjata”
“Ha pak dhe darko më pak; shëndeti i të gjithë trupit farkëtohet në ofiçinën e stomakut”
“Gjithsecili është ashtu si Zoti e ka bërë dhe shumë herë, akoma më keq”
“Viti që është i bollshëm me poezi, zakonisht është nga uria”
“Ji i ngadaltë me gjuhën dhe i shpejtë me syrin”. / bota.al