Thenie

“T’i bësh të tjerët të kuptojnë sa gabime kanë bërë në gjykimet për ty, ;sht; padyshim arritje e madhe”.

“Unë kam bërë vetëm katër klasët e fillores. Në Monghidoro nuk kishte shkolla 9 vjeçare, apo të mesme. Kishte vetëm në Bologna, por im atë nuk më dërgoi për ta ndjekur shkollën, pasi ishte rreth 42 kilometra larg. Më thoshte: “Do të të ndihmoj unë të mësosh”. Dhe më jepte për të lexuar. Një ditë, një berber i Monghidoros më çoi tek një mësuese në Bologna, e cila më ofroi një mundësi pune. Duhet të shkoja e tëkëndoja me të dhe në këmbim, ajo do të më jepte 500 lira.

Isha vetem 13-14 vjeç në atë kohë. Im atë u lumturua që po dorëzoja disa lekë në shtëpi dhe më lejoi tëpunoja. Pas disa kohësh, ai më kërkoi të mbaja një kuti kursimi, ku të vendosja gjithë lekët që mëtepronin. Pavarësisht kësaj, ishte shumë dyshues. Mbaj mend që një ditë më tha: “Vazhdo të punosh bashkë me mësuesen, por gjithsesi me këngën nuk ke për të arritur shumë”.

Mirëpo, gjërat nisën të shkonin mirë. Nxora diskun tim të parë, pastaj të dytin. E shihja se im atë ishte i lumtur me suksesin tim. Me lekët e para që fitova nga puna ime, blemë fillimisht një frigorifer dhe më pas një televizor. Ishim ende me qera, kështu që me kalimin e kohës, pas disa vitesh, blemë edhe njëapartament tonin. Në atë moment, im atë nisi të thoshte: “Djali im e ka marrë seriozisht punën e muzikës””. – Gianni Morandi

Ndonjëherë gjërat që marrim përsipër të bëjmë, duken dyshuese në sytë e të tjerëve, ndonjëherë edhe tëfamiljarëve tanë. Ama nëse kemi bindjen brenda vetes se mund të japim maksimumin në diçka, duhet padyshim të vazhdojmë përpara. Fjalët e të tjerëve nuk duhet të na ndalin. Do të vijë një moment, sikurse në rastin e Gianni Morandit, kur ata që kanë qenë dyshyes, do të habiten me sukseset tona. Edhe kjo ështënjë arritje. T’i bësh të tjerët të kuptojnë sa gabime kanë bërë në gjykimet për ty, edhe padyshim arritje e madhe.

Back to top button