Këto janë disa nga thëniet më të veçanta nga aktorja e famshme amerikane, Anne Hathaway.
“Dashuria është një përvojë njerëzore, jo një deklaratë politike”.
“Ti je thjesht njeri. Nuk mund ta kesh gjithçka në rregull çdo minutë të ditës ”.
“Vetmia është gjëja ime më pak e preferuar në jetë. Gjëja për të cilën jam më e shqetësuar, është të jem vetëm pa askënd për t’u kujdesur ose pa dikë që do të kujdeset për mua”.
“Unë e jetoj jetën time me dashuri. E jetoj jetën time me pasion. E jetoj jetën time duke shpresuar më të mirën për këdo, pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët për mua. Dhe kur jeton në këtë lloj mënyrë, është e pabesueshme se sa e bukur mund të jetë çdo ditë”.
“ E dini se kur ndjehem mirë? Kur e shoh veten time në pasqyrë për ditë me radhë dhe bëj gjëra që më bëjnë të lumtur”.
“Nuk mund ta jetosh jetën duke kënaqur të tjerët. Zgjedhjet duhet t’i bësh vetë për jetën tënde”.
“Mendoj se gjëra e vetme për të cilën duhet të shqetësohesh në jetë, është për mënyrën se si i trajton të tjerët. Nëse e trajton keq dikë, kërko falje”.
“Që të jesh një princeshë, duhet të besosh se je një princeshë. Duhet të ecësh në mënyrën që mendon se duhet të ecë një princeshë. Duhet të mendosh thellë, të buzëqeshësh dhe të bësh qejf”.
“Gjithmonë kam besuar tek aftësitë e njerëzve për të bërë mirë. Besoj ende se njerëzit janë të mirë. Ajo për të cilën dyshoj, është marrëdhënia e tyre me mirësinë ndaj vetes”.
“Martesat janë të rëndësishme, sepse tek to festohet për jetën dhe mundësitë që ajo të ofron”.