“Ti nuk je”, është një poezi fantastike e shkruar nga Erin Hansen. Futet në grupin e atyre poezive që të bëjnë të reflektosh gjatë për atë çfarë je dhe çfarë nuk je. Sipas autorit, ne nuk jemi aq sa tregon mosha jonë, apo masa e trupit tonë, por jemi librat që kemi lexuar, apo ëmbësia e buzëqeshjes sonë. Është një poezi që duhet lexuar përditë për t’u motivuar e për t’i kujtuar vetes se çfarë jemi realisht.
“Ti nuk je”
Ti nuk je sa vitet e tua,
As sa masa që vesh.
Nuk je pesha jote,
Ngjyra e flokëve të tu.
Nuk je emri yt,
Apo gropëzat në mollëzat e tua.
Je gjithë librat që ke lexuar,
Dhe gjithë fjalët që thua.
Je zëri yt i përgjumur në mëngjes,
Dhe buzëqeshjet që kërkon t’i fshehësh.
Je ëmbëlsia e qeshjes tënde,
Dhe çdo lot i derdhur.
Je këngët e bërtitura aq fort,
Kur e dije se ishe krejt vetëm.
Je edhe vendet ku ke qenë,
Dhe ai i vetmi që vërtet e quan shtëpi.
Je gjithçka në të cilën beson,
Dhe je njerëzit që do.
Je fotot e dhomës tënde,
Dhe e ardhmja që vetë pikturon.
Je bërë prej kaq shumë bukurie,
Po mbase gjithë këtë s’e vë dot re.
Qëkurse ke vendosur të jesh,
Gjithçka tjetër veç asaj që je.