Më poshtë do të mund të lexoni disa nga thëniet më të veçanta nga këngëtarja e mirënjohur, Taylor Swift.
“Njerëzit do të të gjykojnë gjithsesi, ndaj më mirë bëj atë që dëshiron të bësh, pa e vrarë mendjen për të tjerët”.
“Ti nuk je opinioni i dikujt që nuk të njeh ty”.
“Fjalët mund ta thyejnë dikë në mijëra pjesë, por edhe mund t’i bashkojnë pjesët e tij/saj dhe t’i bëjnë bashkë. Unë shpresoj t’i përdorësh fjalët e tua për të bërë mirë”.
“Ti je ai që vendos se për çfarë do të të mbajnë mend të tjerët më vonë”.
“Pavarësisht se çfarë ndodh në jetë, sillu mirë me të tjerët. Të jesh i mirë me të tjerët është një gjurmë e mrekullueshme për ta lënë pas”.
“Çdo herë që dikush më thotë se s’mund të bëj diçka, unë dua ta bëj atë gjë më tepër”.
“Nuk është historia që i bën heronjtë. Janë heronjtë që e bëjnë historinë”.
“Të shpenzuarit e një kohe të gjatë me veten, më dha më shumë kohë për të menduar. Më shumë kohë duke u menduar më bëri të mundur të shkruaja më tepër këngë”.
“Ka dy mënyra se si të përballesh me dhimbjen. Ti mund ta lësh atë të të shkatërrojë, ose ta përdorësh si një burim për të të nxitur të ëndërrosh gjëra më të mëdha, të punosh më fort”.
“Mos e krahaso veten asnjëherë me të tjerët, sepse i bie të ofendosh veten tënde”.