Kinema & TV

Tirana do të jetë kryeqyteti i filmit ballkanik

Rreth 250 profesionistë të kinematografisë nga 25 shtete do të marrin pjesë në eventin më të rëndësishëm të industrisë së filmit, “Tregu Ballkanik i Filmit” (BFM).

Tregu Ballkanik i Filmit (BFM) është një ngjarje e industrisë rajonale të filmit në formën e një tregu për biznesin e filmit me fokus kryesor në marrëveshjet e prodhimit dhe shpërndarjes. BFM’18 do të zhvillohet më 3 – 7 tetor 2018 në Tiranë dhe do të bashkojë agjencitë audio-vizuale dhe profesionistët nga Evropa dhe Ballkani për të zhvilluar, përmirësuar e shitur.

Në këtë event të rëndësishëm marrin pjesë producentë, shkrimtarë, drejtorë, blerës, financues, drejtorë festivalesh, komisionerët e filmit etj.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë shqetësimet, tendencat dhe perspektivat e reja të zhvillimit rajonal të industrisë së filmit. Tregu Ballkanik i Filmit mbetet i fokusuar para së gjithash në historitë e Ballkanit për audiencën e Ballkanit.

Leave a Reply

Back to top button