Shkence

Toka mund të ketë hyrë zyrtarisht në një epokë të re

screen-shot-2016-09-16-at-11-53-28Ne mund të kemi hyrë në një epoke të re. Ashtu si njerëzit që i mbijetuan epokës së fundit të akullnajave, për të kaluar nga Pleistoceni tek Holoceni, njerëzit modernë mund të kenë lënë pas Holocenin, për të hyrë në periudhën e re të Anthropocenit, “epoka e njerëzve”. Për të përshkruar këto shtrirje kohore, gjeologët duhet të identifikojnë kufijtë individualë në shtresa të shkëmbinjve të quajtura “strata”. Nëse një kufi gjendet në shkëmb në të gjithë botën, Komisioni Ndërkombëtar i Stratigrafisë (ICS) e vlerëson atë për ta futur në Grafikun Ndërkombëtar të Kronostratografisë, që e identifikon kohën gjeologjike me eonë, era, periudha, epoka.

Shpesh, këto kufij shkëmborë shkaktohen nga ngjarje natyrore të tilla si epoka e akullnajave dhe aktiviteti vullkanik. Anthropoceni nuk është ende zyrtarisht një epokë, por në qoftë se ai bëhet i tillë, ai do të përcaktohet nga aktiviteti i njeriut, ndryshimet e rëndësishme që ne kemi bërë në tokë, ajër dhe ujë. Data e fillimit të epokës me gjasë do të jetë 1945-a, që është edhe viti kur shpërtheu bomba e parë atomike. Ka një tjetër gjë, e cila është e pazakontë në lidhje me Anthropocenin, përtej ndikimit njerëzor: Koha gjeologjike kapet zakonisht në shkëmb, dhe është shumë herët për të parë ndikimin e njeriut në të dhënat gjeologjike. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button