Turneu i Francës tani është gara çiklistike më e ndjekur në botë, por inaugurimi i saj ishte thjeshtë një marifet mediatik, projektuar për të shitur gazeta. Gara lindi në vitin 1903, kur francezët Geo Lefevre dhe Henri Desgrange krijuan një garë biçikletash nëpër gjithë vendin, për të ndihmuar në rritjen e profilit të botimit të tyre sportiv, “L’Auto”. Gazeta vazhdoi duke krijuar një cirkuit 1500 milje me gjashtë faza, që vazhdonte nëpër fshatrat franceze, dhe ajo vendosi si çmim 20.000 franga për të tërhequr çiklistët. Një ish pastrues oxhaqesh me emrin Maurice Garin, 32-vjeç, u bë kampioni i garës atë korrik, por gara gjithashtu rezultoi një triumf për “L’Auto”: gjatë turneut të parë të Francës, tirazhi i gazetave u rrit trefish. / bota.al
Less than a minute