Motivuese

Tre llojet e femrave, që mund ta bëjnë të çmendet çdo burrë

Gruaja me karakter

Ajo e di saktësisht se është një grua e fuqishme, kështu që zakonisht nuk shqetëson asnjë njeri. Nëse marrëdhënia nuk shkon siç dëshiron, thjesht largohet pa keqardhje. Ajo e di shumë mirë se çfarë dëshiron, nuk zhytet në iluzionin e gjetjes së një princi, sepse ajo e di se princat nuk ekzistojnë. Ajo ka një mendje të hapur për çështjet e panumërta të jetës. Njerëzit e dinë se është e kotë të përpiqen të kontrollojnë këtë lloj gruaje, sepse është e pamundur. Ajo e di se është në gjendje që të bëjë për vete dhe të joshë më të pashmin e festës, dhe për këtë nuk ka nevojë të bëjë asnjë sforcim, apo të luajë pisët.

Gruaja delikate dhe femërore

Një grua e ëmbël, pa qenë e ëmbël. E brishtë, por jo shumë. I ka të gjitha këto në një ekuilibër të përsosur. Në mënyrën e saj të veçantë, është në gjendje të nxjerrë anën super protektive, që çdo burrë e merr me vete. Përpiqet gjithmonë të lërë të flasë bukuria e saj, duke u kujdesur për flokët, lëkurën dhe thonjtë. Pavarësisht nga profesioni që ka, mund ta ruajë gjithë feminilittin dhe delikatesën në veprimet e saj. Thonjtë dhe flokët e saj nuk harrohen kollaj. Mund të jenë shtëpiake shumë të mira, nëna dhe profesioniste në të nëjjtën kohë, duke qenë tejet fleksibël në detyrat e tyre. 

Gruaja e thjeshtë

Pëlqen të shikojë futboll dhe di si të diskutojë. Nëse marrëdhënia nuk vazhdon, ajo thjesht merr gjërat e saj, fëmijët dhe qenin dhe zhduket, duke qenë se e di mirë që së shpejti do të gjejë një burrë më inteligjent, më të mençur dhe më të pasur se partneri i mëparshëm. Pavarësisht nga rrobat që vesh, ajo gjithmonë do të vihet re për gëzimin dhe relaksimin e saj. Asaj nuk i intereson mjedisi në të cilin do të marrë pjesë, gjëja e rëndësishme është të qëndrojë në shoqërinë e të dashurve që i japin lumturi. Ajo është inteligjente dhe e di saktësisht se çfarë të thotë dhe kur të flasë. Ajo mund të vazhdojë bisedën gjithë natën, me të nuk mërzitesh.

Leave a Reply

Back to top button