Horizonti.al

Tregime te çmendura, qe nuk i gjen ne Bibel: Jezusi dhe dragonjte…

image

Pas lindjes së Jezusit, Herodi dërgoi njerëzit e tij për të vrarë fëmijën. Por Bibla jonë nuk jep shumë detaje se si u arratis Jezusi. Ne vetëm na është thënë se Maria dhe Jozefi e fshehën për disa kohë në Egjipt. Edhe pse kjo do të kishte ndryshuar, në rast se Ungjilli i Pseudo-Mateut do të ishte përfshirë në Bibël. Sipas tij, Maria dhe Jozefi u përpoqën ta fshehin Jezusin në një shpellë, kur zbuluan se ajo ishte plot me dragonj të mëdhenj që villnin flakë nga goja.
Por kjo nuk shqetësoi foshnjen 1-muajshe Jezus. Ai u hodh nga krahët e nënës, eci drejt dragonjve, dhe u nguli vështrimin derisa ata u “tërhoqën”. Pastaj vogëlushi Jezusi u kthye nga nëna e tij e tmerruar dhe i tha:”Mos më quaj më një fëmijë të vogël”. Sepse, siç rezultoi, edhe Jezusi donte që nëna e tij të ndalonte përkujdesjen për të. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button