Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një problem të dyfishtë për industrinë e makinave: duke prishur zinxhirin e furnizimeve, por gjithashtu edhe duke goditur kërkesën për blerje pasi vendet hynë në izolim.
A mund të shërohet pas krizës? Drejtori i Përgjithshëm i Citroën, Vincent Cobée, ka thënë se pandemia kishte një “ndikim thelbësor” në biznesin e tyre, dhe se tregu “nuk do të jetë ai që ishte më parë” si në periudhën afatshkurtër dhe afatgjatë. Ai i tha për FRANCE 24 edhe pse kërkesa u rikthye në qershor, mund të zgjasë deri në një vit para se shitjet të “stabilizoheshin”.
Citroën ka vazhduar të nxjerrë modele të reja, duke përfshirë edhe një version elektrik të modelit C4. Cobée tha se ai pret që automjetet me emetim të ulët të përbëjnë deri në 10% të shitjeve të grupit PSA në 2021 – nga 6% që është aktualisht. Gjithashtu në këtë program, ne shikojmë gjendjen e industrisë globale të motorëve, dhe shqyrtojmë strategjitë e reja të shitjes që miratohen nga prodhuesit e makinave për të tërhequr blerës të rinj. CNN / bota.al