Your Life

Tridhjetë gjërat prej të cilave duhet të hiqni dorë, për një jetë më të qetë dhe cilësore

A e mendoni realisht sa mund t’iu duhet për të përballuar rutinat, situatat dhe njerëzit që aktualisht nuk i sjellin asgjë të mirë jetës tuaj? Është koha për ndryshim. Më poshtë po rendisim 30 gjëra të rëndësishme, prej të cilave duhet të hiqni sa më shpejt dorë. Siç ka thënë dikur Maria Robinson,”askush s’mund të kthehet pas në kohë dhe të ketë një fillim të ri, por cilido mund të fillojë sot dhe garantojë një fund të ri”.

1. Mos kaloni më kohën me njerëzit e gabuar.  Jeta është shumë e shkurtër, për të kaluar kohën me njerëz që iu heqin mundësinë për të qenë të lumtur. Nëse dikush ju dëshiron në jetën e tij, atëherë do të bëjë vend për ju. S’duhet të luftoni për të patur një gjë të tillë. Asnjëherë mos këmbëngulni të qëndroni më dikë që vazhdimisht ju peshon se sa vleni. Dhe mbani mend, nuk janë njerëzit që iu qëndrojnë në krah në ditët e mira miqtë tuaj më të mirë, por janë ata që qëndrojnë pranë jush në ditët më të errëta.

2. Hiqni dorë nga arratisja prej problemeve tuaja. Përballuni me to ballazi. S’do të jetë e lehtë. Ne njerëzit nuk supozohet të jemi në gjendje t’i ato zgjidhim menjëherë. Nuk është kjo mënyra si jemi gatuar. Në fakt, ne jemi bërë për t’u mërzitur, trishtuar, lënduar, lëkundur dhe rrëzuar. Pasi ky është i gjithë qëllimi i jetës – të përballemi me problemet, të mësojmë prej tyre, të përshtatemi, dhe t’i zgjidhim ato.

3. Boll gënjyet veten.  Ju mund të gënjeni cilido tjetër në botë, përveç vete. Jetët tona përmirësohen vetëm kur kapim rastin, dhe rasti i parë dhe më i vështirë që mund të kemi, është

të jemi të sinqertë me veten.

4. Mjaft i latë nevojat tuaja pas dore. Gjëja më e dhimbshme, është të humbësh veten gjatë duarjes shumë të dikujt, duke harruar se edhe ju vetë jeni një person shumë i veçantë. Po, ndihmoni të tjerët; por ndihmojeni ndërkaq edhe veten tuaj. Nëse ka pasur ndonjëherë një moment për të ndjekur pasionin tuaj dhe bërë diçka që ka vërtetë rëndësi për ju, ky moment është tani.

5. Mos u përpiqni më të hiqeni si dikush që nuk jeni. Një nga sfidat më të mëdha në jetë, është të jetoni në një botë që është duke u përpjekur t’iu bëjë si dikush tjetër. Dikush do të jetë gjithmonë më i bukur, më i zgjuar, më i ri, por ata nuk do të jenë kurrë ti. Mos ndryshoni që njerëzit t’iu përlqejnë. Jini vetëvetja, dhe njerëzit e duhur do t’iu duan për atë që jeni vërtet.

6. Boll u fiksuat pas të shkuarës. Ju s’mund të nisni kapitullin e ardhshëm të jetës tuaj, në rast se vazhdoni të rilexoni kapitullin e shkuar.

7. Mos u frikësoni më se mos po bëni ndonjë gabim. Të bësh diçka dhe ta konstatosh si të gabuar, është të paktën 10 herë më produktive se sa të mos bësh asgjë. Çdo sukses ka një gjurmë të dështimeve nga pas, dhe çdo dështim ju udhëheq drejt suksesit.

8. Mjaft torturuat veten për gabimet e vjetra. Ne mund të duam personin e gabuar, dhe qajmë për gjërat e gabuara, por pavarësisht sa keq shkojnë gjërat, një gjë është e sigurtë:gabimet na ndihmojnë të gjejmë personin dhe gjërat e duhura për veten. Ne të gjithë bëjmë gabime, kemi përplasje, dhe madje edhe pendohemi mbi gjërat e së kaluarës tonë. Por ju jeni këtu tani me fuqinë për të diktuar ditën dhe të ardhmen tuaj. Çdo element i vetëm që ka ndodhur ndonjëherë në jetën tuaj, është duke iu përgatitur për një moment që ende duhet të vijë.

9. Boll tentuat ta blini lumturinë. Shumë nga gjërat që dëshirojmë janë të shtrenjta. Por e vërteta është se gjëra që na kanaqin realisht janë krejtësisht të lira – dashuria, e qeshura dhe të punuarit mbi pasionet tona.

10. Mjaft e kërkuat lumturinë tek të tjerët. Nëse nuk jeni të kënaqur me atë që keni brenda vetes, s’do të jeni të lumtur në një marrëdhënie afatgjatë me askënd tjetër. Duhet të ndërtoni një stabilitet në jetën tuaj, para se të mund ta ndani këtë të fundit me dikë tjetër.

11. Boll qëndruat apatikë. Mos e vrisni mendjen shumë, pasi kështu rrezikoni të krijoni ndonjë problem që nuk ka ekzistuar. Vlerësoni situatat dhe ndërmerrni një veprim vendimtar. Ju s’mund të ndryshoni dot atë me të cilën refuzoni të përballeni. Hedhja e hapave para, përmban edhe rreziqe.

12. Jepini fund mendimeve se nuk jeni gati. Askush dhe në asnjë rast nuk ndjehet 100 përqind gati kur ka një mundësi përpara. Për shkak se shumica e mundësive të mëdha në jetë na detyrojnë të rritemi përtej zonave tona të rehatisë, kjo do të thotë se në fillim s’do të ndjehemi plotësisht komodë.

13. Mos u përfshini më në marrëdhënie për arsye të gabuara.  Raportet duhet të zgjidhen me mençuri. Është më mirë të jeni vetëm se sa në shoqëri të keqe. S’ka nevojë të nxitoheni. Nëse diçka është e shkruar të ndodhë, do të ndodhë – në kohën e duhur, me personin e duhur, dhe për arsya të mira. Bini në dashuri kur të jeni gati, dhe jo kur jeni të vetmuar.

14. Mos refuzoni një marrëdhënie të re, vetëm pse e vjetra nuk funksionoi. Në jetë do të kuptoni se ka një qëllim mbi cilindo që takoni. Disa do t’iu sprovojnë, disa do t’iu përdorin, dhe ca të tjerë do t’iu mësojnë. Por më e rëndësishmja, disa do të nxjerrin më të mirën tuaj.

15. Hiqni dorë nga konkurrenca kundër gjithë të tjerëve. Mos u shqetësoni se çfarë janë duke bërë të tjerët më mirë se ju. Përqëndrohuni çdo ditë në thyerjen e rekordeve tuaja vetjake. Suksesi është një betejë vetëm mes jush dhe vetes tuaj.

16. Mos jini më xhelozë ndaj të tjerëve. Xhelozia është arti i të numëruarit të bekimeve të dikujt tjetër, në vend të tuajave. Shtrojini vetes këtë pyetje:Çfarë është ajo që unë e kam, dhe që çdo njeri e dëshiron?”

17. Boll u ankuat se ju vjen keq për veten. Kthesat e jetës ndodhin për një arsye – për të ndryshuar rrugën tuaj në një drejtim që është menduar për ju. Ju mund të mos shihni apo kuptoni gjithçka në momentin që ndodh, dhe ky mund të jetë një moment i vështirë. Por reflektoni mbi këto ndryshime të hidhura, që kanë ndodhur me ju në të shkuarën. Shpesh do të konstatoni se ato ju kanë sjellë në një pozitë më të mirë dhe ju ka bërë një person më pozitiv.

18. Mos mbani më mëri. Mos e jetoni jetën tuaj me urrejtje në zemër. Kjo vetëm sa do të shkaktojë më shumë dëme juve, se sa personave që urreni. Falja nuk është:”Ajo çfarë më ke bërë është në rregull. Por:”Nuk do të lejoj të më rrënosh përgjithnjë lumturinë time”. Falja është përgjigja … lëre pas mërinë, gjej paqe, dhe çliro veten! Dhe mbani mend, falja nuk është vetëm për njerëzit e tjerë, por edhe për ju. Nëse duhet, faleni veten, ecni përpara dhe përpiquni të bëni më mirë herën tjetër.

19. Mos i lejoni të tjerët t’iu zbresin në nivelin e tyre. Refuzoni të ulni standardet tuaja, për të akomoduar ata që refuzojnë të rrisin të tyret.

20. Boll humbët kohën, duke iu shpjeguar veten të tjerëve. Miqtë e tu s’kanë nevojë për këtë, ndërsa armiqtë gjithësesi nuk do t’iu besojnë. Prandaj bëni atë që e dini në zemrën tuaj se është e drejtë.

21. Mjaft bëtë të njëjtat gjëra pa pushuar. Koha për një frymëmarrje të thellë, është pikërisht atëherë kur s’keni kohë për të. Nëse vazhdoni të bëni atë që bëni, do të merrni atë që jeni duke marrë. Ndonjëherë duhet të distancoheni disi, për t’i parë gjërat në mënyrë më të qartë.

22. Mjaft dyshuat mbi bukurinë e momenteve të vogla. Gëzojini gjërat e vogla, pasi një ditë ktheni kokën prapa dhe të zbuloni se ato ishin gjërat e mëdha. Pjesa më e mirë e jetës tuaj, do të jenë momentet e të vogla e të paemër që keni kaluar duke qeshur me dikë që ka rëndësi për ju.

23. Boll u përpoqët t’i bëni gjërat e përsosura. Bota reale nuk shpërblen perfeksionistët, por njerëzit që thjesht kryejnë detyrat e tyre.

24. Mjaft ndoqët rrugën më të lehtë.  Jeta nuk është e lehtë, sidomos kur keni ndërmend të arrini diçka që ia vlen. Mos zgjidhini rrugën më të lehtë. Bëni diçka të jashtëzakonshme.

25. Mjaft vepruar sikur çdo është në rregull, edhe kur nuk është kështu. Është diçka normale që ndonjëherë të ligështoheni. Nuk pretendohet që të jini gjithmonë i fortë, dhe s’ka nevojë të provoni vazhdimisht se çdo gjë është duke shkuar mirë. Nuk duhet të shqetësoheni as se çfarë mendojnë njerëzit – qani, nëse e keni të nevojshme – është e shëndetshme të derdhni lot. Sa më shpejt ta bëni, aq më shpejt do jeni në gjendje të merrni sërish fuqi.

26. Mos fajësoni më të tjerët për problemet tuaja. Shkalla në të cilën mund të përmbushni ëndrrat tuaja, varet nga shkalla në të cilën merrni përgjegjësi për jetën tuaj. Kur fajësoni të tjerët për atë që ju jeni duke kaluar, mohoni përgjegjësinë tuaj- dhe iu jepni të tjerëve pushtet mbi atë pjesë të jetës tuaj.

27. Mjaft u përpoqët të bëni çdo gjë ndaj të gjithëve. Të veprosh kështu është e pamundur, ndaj një përpjekje e tillë vetëm sa do t’iu dëmtojë. Por bërja e një personi të buzëqeshë mund të ndryshojë botën. Ndoshta jo gjithë botën, por botën e tij Pra ngushtoni fokusin tuaj.

28. Boll u shqetësuat aq shumë. Shqetësimi nuk do të zhveshë të nesërmen nga pesha e vet, por do zhveshë të sotmen nga gëzimi i saj. Një mënyrë për të kontrolluar nëse diçka ia vlen për t’u marrë, është t’i bëni vetes këtë pyetje:A do të këtë kjo rëndësi për një vit? Tre vjet? Pesë vjet?” Nëse jo, atëherë nuk ia vlen të shqetësoheni për të.

29. Mos u fokusoni mbi atë që nuk doni të ndodhë.  Përqëndrohuni mbi atë që do të donit të ndodhte. Të menduarit pozitiv, qëndron në ballë të çdo historie të madhe suksesi. Nëse zgjoheni çdo mëngjes me mendimin se diçka e mrekullueshme do të ndodhë sot në jetën tuaj, dhe i kushtoni një vëmendje të madhe, shpesh do të shihni se keni patur të drejtë.

30. Mjaft u treguat mosmirënjohës. Pa marrë parasysh sa e mirë apo e keqe është e juaja, zgjohuni çdo ditë mirënjohës për jetën tuaj. Diku tjetër, dikush është duke u përpjekur dëshpërimisht për të tjerët. Në vend se të mendoni mbi atë që ju mungon, përpiquni të mendoni për atë që keni dhe që të gjithë të tjerëve u mungon. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button