Personazhe

Triumfi i dashurisë? Brad Pitt dhe Angelina Jolie rikthehen bashkë, anulojnë divorcin

Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë ‘kthyer së bashku’ pas këshillimit intensiv spiritual.

Çifti i famshëm tronditi botën kur njoftuan ndarjen e tyre në shtator të vitit të kaluar, pas 12 vjet ësh së bashku dhe dy vjet martesë.

Por në mes të divorcit të tyre, thuhet se dy yjet e kinemasë kanë dalë ballë për ballë dhe më pas vendosën t’i japine dhe një shans marrëdhënies së tyre.

Biografi i çiftit Ian Halperin i tha The Mail on Sunday se e gjitha ndodhi në shtëpinë e një shoku në Hollyvood: “Brad bëri hapin e parë përpara, pastaj ata ranë në krahët e njëri-tjetrit”. Kishte shumë lot, asgjë nuk u la pa u thënë. Ata u rilidhën mu atje, në atë shtëpi shumë modeste”.

“Në atë moment ata vendosën të kenë një fillim të ri”.

Biografi shtoi se Angelina dhe Brad ishin duke punuar për ribashkimin dhe vendosën t’i nënshtroheshin rehabilitimit intensiv dhe seancave të këshillimit shpirtëror, në një orvatje për të futur lidhjen e tyre përsëri në rrugën e duhur.

Ndarja erdhi pas një fluturimi nga Franca në Los Anxhelos vitin e kaluar, me Bradin që dyshohet se pati një debat të fortë me Maddoxin, birin e tyre më të madh, duke i detyruar ata të zbrisnin në një aeroport tjetër.

Ndërkohë që shokët e ngushtë e ndjenin që çifti kurrë nuk do të mund të riparonte dëmin nga ai incident, qëndrimi të ndarë, me sa duket i ndihmoi të shohin gjërat në perspektivë.

Ian shpjegoi: “Angie ishte shumë, shumë e zemëruar për incidentin në aeroplanin privat, midis Bradit dhe Maddox”. Ishte toksike. Unë kam folur me shumë njerëz rreth tyre, miqtë dhe familjen, dhe askush nuk mund të besonte se si mund të riktheheshin. Por tani, me sa duket mrekullia ka ndodhur. / The Sun – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button