Uncategorized

Trump: Kemi prova se koronavirusi u krijua në laborator nga Kina

Presidenti i SHBA Donald Trump të enjten kërcënoi me tarifa të reja kundër Pekinit, pasi ai pretendoi se kishte parë provat që vërtetonin se koronavirusi u krijua në laborator, në qytetin Wuhan të Kinës.

Trump tha se ishte i bindur se koronavirusi mund ta ketë origjinën nga një laborator kinez i virologjisë, por nuk pranoi të përshkruajë provat, duke theksuar tensionet me Pekinin për origjinën e sëmundjes vdekjeprurëse.

Trump ishte shumë i drejtëpërdrejtë kur u pyet në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, nëse ka prova se virusi vinte nga Instituti Wuhan i Virologjisë. “Po, po unë kam,” tha ai, duke mos pranuar të japë specifika. “Unë nuk mund t’jua them këtë. Nuk më lejohet t’jua them me detaje”.

Instituti i Virologjisë në Wuhan i mbështetur nga shteti kinez ka hedhur poshtë pretendimet dhe zyrtarë të tjerë amerikanë janë munduar të minimizojnë gjasat e kësaj teorie. Shumica e ekspertëve besojnë se virusi kishte origjinën në tregun e Wuhanit, ku shiteshin kafshë të gjalla dhe virusi kaloi nga kafshët te njerëzit.

Duke raportuar nga Pekini të premten, korrespondentja e FRANCE 24, Charles Pellegrin tha se ministria e jashtme kineze iu përgjigj akuzave të Trump duke theksuar “kontributin e Kinës në përpjekjet globale për të frenuar përhapjen e Covid-19”. Ministria gjithashtu sugjeroi që disa politikanë amerikanë, “po përpiqen të shmangin përgjegjësitë e tyre në keqmenaxhimin e krizës në vendin e tyre, duke drejtuar gishtin nga Kina,” tha Pellegrin.

Trump ka rritur tensionet e marrëdhënieve me Kinën gjatë javëve të fundit mbi situatën e pandemisë, e cila i ka kushtuar vdekjen e mijëra njerëzve  në Shtetet e Bashkuara dhe një tkurrje ekonomike, e cila po rrezikon shanset e tij për t’u rizgjedhur në nëntor.

Përhapja e koronavirusit ka kontribuar në një përçarje të thellë midis administratës Trump dhe Kinës, me Pekinin i  cili ka është përgjigjur duke thënë që ushtria amerikane mund ta ketë sjellë koronavirusin në Kinë.

Trumpi tha gjithashtu se ishte e mundur që Kina ose nuk mundi ta ndalonte përhapjen e koronavirusit, ose e la vetë të përhapet.

Trump i tha Reuters në një intervistë të mërkurën se po shikonte mundësi të ndryshme për sa i përket pasojave që do ndërrmerte për Pekinin mbi virusin. “Unë mund të bëj shumë,” tha ai.

I pyetur në lidhje me raportet se nëse ai mund të anullojë detyrimet e borxhit që ka SHBA ndaj Kinës për ta ndëshkuar atë në lidhje me koronavirusin, Trump tha se ai “mund ta bëjë me tarifa”. / France 24 – Bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button