Gjatë tubimit të së shtunës, në Tulsa, Oklahoma, Presidenti Donald Trump tha se Covid-19 kishte më shumë emra se çdo sëmundje tjetër.
“Unë mund ta quaj Gripi Kung Fu,” tha ai, duke përdorur termin racist. “Unë mund të përmend 19 versione të ndryshme të tyre.”
Trump më parë e kishte quajtur Covid-19 si “virusi Kinez”.
Kur u pyet në mars se pse e përdori atë term, ai tha: “Sepse vjen nga Kina. Nuk është aspak raciste, jo, aspak. Virusi vjen nga Kina, kjo është arsyeja pse unë dua të jem i saktë”. CNN / bota.al