Uncategorized

Trump shtyn samitin e G7, kërkon të zgjerojë listën e të ftuarve

 

Presidenti Amerikan Donald Trump tha të shtunën se do të shtyjë samitin e G7-së, për të cilin kishte shpresuar ta mbajë muajin tjetër ose në shtator apo edhe më vonë që të arrijë të zgjerojë listën e të ftuarve për të përfshirë Australinë, Rusinë, Korenë e Jugut dhe Indinë.

Duke folur para gazetarëve nga Air Force One gjatë kthimit të tij në Uashington nga Cape Canaacles në Florida, Trump tha se G7, i cili grupon ekonomitë më të përparuara në botë, ishte një “grup shumë i vjetëruar i vendeve” në formatin e tij aktual. “Unë po e shtyj atë sepse nuk e ndiej se kjo G7 përfaqëson siç duhet atë që po ndodh në botë,” tha Trump. Ishte e paqartë nëse dëshira e Trumpit për të ftuar vendet shtesë ishte një përpjekje për të zgjeruar përgjithmonë G7. Në disa raste të mëparshme, ai sugjeroi që Rusia të shtohej, duke pasur parasysh atë që ai e quajti rëndësi strategjike globale të Moskës. Rusia u përjashtua nga ajo që ishte atëherë G8 në 2014 kur paraardhësi i Trump, Barack Obama, ishte presidenti i Sh.B.A-së, pasi Moska aneksoi rajonin e Krimesë nga Ukraina. Rusia ende e mban territorin, dhe qeveri të ndryshme të G7-së e kanë kundërshtuar thirrjen e mëparshme nga Trump për të ripranuar Moskën.

Vendimi për të shtyrë samitin e G7 është një tërheqje për Trump, i cili kishte kërkuar të priste grupin e vendeve më të industrializuara në Uashington, si një demonstrim që Shtetet e Bashkuara po ktheheshin në normalitet pas epidemisë së koronavirusit, e cila ka vrarë më shumë se 103,000 amerikanë. Trump e patë anuluar një takim e G7-së të planifikuar për në mars pasi virusi po përhapej, por kohët e fundit kishte kërkuar ta mbante samitin. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Francez Emmanuel Macron e mbështeti idenë e takimit, por Kryeministri Kanadez Justin Trudeau nuk pranoi ta miratojë atë, duke thënë se ka shumë pyetje të lidhura me shëndetin. Këtë javë, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nuk do të merrte pjesë nëse samiti do të mbahej.

Antarët e G7 janë: Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Japonia, Gjermania, Italia dhe Kanada, dhe Bashkimi Evropian gjithashtu merr pjesë. France 24 / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button