Uncategorized

Trump tha se ai dëshiron që të ketë më pak testime për Covid-19

Në një deklaratë tronditëse gjatë tubimit të së shtunës, në Tulsa, Oklahoma, Presidenti Donald Trump tha se ai u kishte thënë zyrtarëve që të ngadalësonin testimin e koronavirusit për shkak të rritjes së numrit të rasteve në Amerikë.

“Ju e dini se testimi është një shpatë me dy tehe”, tha Trump, teksa u ankua për mbulimin e mediave për trajtimin e tij të virusit. “Këtu është pjesa e keqe,” tha ai. “Kur bëni testime në atë masë, ju do të gjeni më shumë njerëz; ju do të gjeni më shumë raste. Kështu që unë i thashë popullit tim, ngadalësoni testimin.”

Gati 120,000 njerëz kanë vdekur në Shtetet e Bashkuara nga koronavirusi dhe ekspertët mjekësorë kanë thënë që testimi është thelbësor për identifikimin e rasteve, gjurmimin e tyre dhe ndalimin e përhapjes së virusit.

Pasi Trump bëri komentin në lidhje me testimin, një zyrtar i administratës i tha CNN se presidenti po “bëntë shaka” kur tha se ai ka kërkuar një ngadalësim të testimeve. CNN / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button