Uncategorized

Trump thotë se izolimi do të hiqet, edhe pse numri i të vdekurve kalon 60,000

Donald Trump ka thënë se qeveria federale nuk do të zgjasë masat për distancimin shoqëror dhe sapo të kalojë afati vendi do të zhbllokohet. Vendi ka regjistruar 60.207 vdekje nga koronavirusi, dhe 1.030.487 raste të virusit janë konfirmuar në SHBA sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

SHBA llogarit rreth një të tretën e të gjitha rasteve të konfirmuara në të gjithë botën. Tani Shtetet e Bashkuara kanë humbur më shumë njerëz nga koronavirusi sesa lufta në Vietnam, ku gjatë gati dy dekadave, u vranë 58,220 amerikanë.

Numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet në javët e ardhshme, dhe të dhënat nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se numri i tanishëm i vdekjeve mund të përfaqësojë një numër të reduktuar.

Trump gjithashtu foli për rezultate paraprake shpresëdhënëse për një trajtim të mundshëm për Covid-19, ky lajm u pësua me rritje të tregjeve financiare.  Shifrat zbuluan se ekonomia amerikane u tkurr me një normë vjetore prej 4.8% në tremujorin e parë të vitit.

Si pjesë e kësaj përpjekje, Trump, ka kërcënuar vendet që të rihapen dhe tha se vendimet do t’u lihen atyre në dorë, Shtëpia e Bardhë nuk do të zgjasë masat e saj. Këto udhëzime – të cilat fillimisht ishin menduar të zgjasnin vetëm 15 ditë dhe më pas u zgjatën edhe 30 shtesë – inkurajuan amerikanët të punojnë nga shtëpia dhe të shmangin restorantet, udhëtimet e panevojshme dhe këshilluan amerikanët e moshuar dhe ata me probleme serioze shëndetësore që të izolohen.

Pavarësisht mesazheve pozitive nga Shtëpia e Bardhë, një sondazh i ri tregoi se shumica e amerikanëve nuk janë ende të gatshëm që vendi të rihapet. Sondazhi i PBS NewsHour / NPR / Marist tregoi se shumica nuk janë dakortë me rihapjen e shkollave apo restoranteve, përveç nëse numri i testimeve të koronavirusit do rritet në mënyrë të konsiderueshme.

SHBA ka rritur në mënyrë dramatike testimet e saj pas një fillimi të ngadaltë dhe të ashpër, shumë ekspertë të shëndetit thonë se vendi duhet të bëjë më shumë se 5 milion testime në ditë – për të rihapur me siguri ekonominë. Përndryshe, ata paralajmërojnë, rastet do të rriten ndjeshëm ndërsa amerikanët kthehen në punë, duke krijuar një tjetër goditje vdekjeprurëse. Trump e ka hedhur poshtë atë numër të rekomanduar, duke e cilësuar të panevojshëm dhe një “kurth mediatik”. / cnbc – bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button