Uncategorized

Trump zbulon planin me 3 faza

Ndërsa Covid-19 vazhdon të përhapet në SHBA, Presidenti Donald Trump u ka dhënë udhëzime guvernatorëve për rihapjen e ekonomive të shteteve në muajt e ardhshëm.

Udhëzimet për “Hapjen e Amerikës përsëri” përshkruajnë tre faza që shtetet të lehtësojnë gradualisht bllokimet. Trump u premtoi guvernatorëve që ata do ta udhëheqin vetë procesin, me ndihmën e qeverisë federale.

Ka pasur një pritje të përzier të planeve dhe një demokrat i quan ato të paqarta dhe të paqëndrueshme. SHBA aktualisht ka 654.301 raste të konfirmuara dhe 32.146 vdekje për shkak të virusit, dhe Trump ka sugjeruar që disa shtete mund të rihapen këtë muaj.

Cili është plani?

Dokumenti me 18 faqe detajon tre faza për të rihapur ekonomitë e shtetit, me secilën fazë që zgjat minimumi 14 ditë.

Faza e parë përfshin shumë nga masat aktuale të izolimit, siç është shmangia e udhëtimeve jo thelbësore dhe mos grumbullimet. Por  thuhet se vendgrumbullimet të mëdha siç janë restorantet, vendet fetare dhe ato sportive “mund të funksionojnë nën protokolle të rrepta distancimi fizik”.

Nëse nuk ka prova për ringjalljen e koronavirusit, faza e dytë lejon që udhëtimet jo thelbësore të rifillojnë. Udhëzimi thotë se shkollat ​​mund të rihapen dhe baret mund të funksionojnë duke ruajtur distancën.

Nën fazën e tretë, shtetet të cilat ende shohin një prirje rënëse të simptomave dhe rasteve mund të lejojnë “ndërveprime publike” duke ruajtur distancën fizike dhe personel të pakufizuar në vendet e punës. Vizitat në shtëpi dhe spitale mund të rifillojnë.

Disa rajone mund të fillojnë të kthehen në normalitet pas një periudhe vlerësimi një mujor, sipas dokumentit. Në vendet ku ka më shumë infeksione ose ku shifrat fillojnë të rriten, mund të zgjasë më shumë.

Bashkërenduesja e grupit të detyrave për koronavirusin e Shtëpisë së Bardhë, Dr Deborah Birx, tha në konferencën e së enjtes se ndërsa shtetet punojnë për të tre fazat, ndërkohë mund të lejojnë që gjithnjë e më shumë punonjës të kthehen në punë.

Faza e tretë do të ishte “normalja e re” dhe do të përfshijë  sugjerime që njerëzit vulnerabël duhet të shmangin hapësirat e populluara. / BBC-bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button