Enciklopedike

Udhëtimi në kohë: Nga tekstet e lashta, tek shkenca moderne

Ka histori të udhëtimit në kohë në mitologjinë e Hinduve, në Bibël, në Kur’an, në Budizëm histori shumë interesante që do i gjeni në këtë artikull. Një rrëfim që fillon me tekstet e lashta dhe vazhdon deri tek Albert Ajnshtajni dhe shkencëtarët modernë. Të cilët pohojnë se matematikisht është i mundur

Të shumtë janë tekstet e lashta që përmendin se si udhëtimi në kohë ishte i arritshëm mijëra vjet më parë. Dëshmia e kësaj mund të gjendet në shumë dorëshkrime dhe tekste të lashta, përfshirë Biblën, dhe prova se shkencëtarët janë ende të interesuar për udhëtimin në kohë, janë studime të panumërta që janë shkruar në vitet e fundit.

Tek teksti i lashtë indian i Mahabharatas, i shkruar diku gjatë shekullit të tetë para Krishtit, Mbreti Raivata përshkruhet se udhëtoi drejt qiellit për t’u takuar me zotin Brahma, vetëm për t’u kthyer në Tokë qindra vjet në të ardhmen.

Udhëtimi në kohë dhe makinat e fuqishme që mund të ndihmojnë një person të udhëtojë në kohë, kanë qenë një nga temat e mëdha të përsëritura të fantashkencës dhe filmave të panumërt për shumë dekada. Por ka një arsye për këtë.

Mundësia e udhëtimit në kohë ka tërhequr njerëzimin për shekuj të panumërt.

Ndërsa shumë mund të mendojnë se është absurde të besojnë në udhëtimin në kohë, disa nga shkencëtarët më të shquar të botës kanë pyetur, nëse njerëzimi mund të udhëtonte me të vërtetë në kohë në të ardhmen e afërt.

Albert Albert Einstein arriti në përfundimin se e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja ekzistojnë njëkohësisht.

Tani, me teknologjinë e duhur, si për shembull një anije kozmike shumë e shpejtë – lloji që ende duhet ta shpikim në Tokë – një person që do të udhëtonte në hapësirë ​​mund të përjetonte teknikisht disa ditë, ndërsa një tjetër do të përjetonte njëkohësisht vetëm disa orë ose minuta.

Megjithatë, mençuria dhe bindjet e Ajnshtajnit kishin shumë pak ndikim në kozmologjinë ose në shkencën në përgjithësi, kur është fjala për udhëtimin në kohë.

Nëse do të ishte me të vërtetë e mundur të udhëtonim në kohë, zor se e kemi idenë të peshës që kjo do të kishte për njerëzimin, dhe mbi të gjitha, për ata që kishin fuqinë për të udhëtuar nëpër kohë dhe për të shkruar historinë sipas dëshirës.

Dhe ndërkohë që kjo mund të duket tërheqëse, nuk dimë pasojat e ndryshimit të ngjarjeve të kaluara dhe se si ato do të ndikojnë në të ardhmen, nëse sigurisht do kishim mjetet për ta bërë këtë.

Nëse shikojmë historinë dhe tekste të ndryshme të lashta, ne mund të gjejmë një numër referencash të udhëtimit në kohë, të kataloguara nga kultura të ndryshme anembanë globit.

Në mitologjinë Hindu, ka një histori rreth Mbretit Raivata Kakudmi që udhëton për të takuar krijuesin, Brahma. Megjithëse ky udhëtim nuk zgjati shumë, kur Kakudmi u kthye në tokë, 108 yuga kishin kaluar. Çdo yuga përfaqëson rreth 4 milion vjet.

Shpjegimi që Brahma i dha Kakudmit është se koha kalon ndryshe në rrafshe të ndryshme të ekzistencës.

Gjithashtu, kemi referenca të Udhëtimit në kohë në Kuran. Historia i referohet një grupi individësh, të cilët në vitin 250 persekutoheshin dhe u tërhoqën nën udhëzimin e Perëndisë, në një shpellë ku i futi Perëndia. Ata u zgjuan 309 vjet më vonë.

Kjo histori përputhet me historinë e krishterë të shtatë të përgjumurit, me disa dallime.

Më shumë prova mund të gjenden në Bibël, sipas Erick von Daniken:

»Në Bibël, profeti Jeremia ishte ulur së bashku me disa miq të tij dhe aty ishte një djalë i ri. Ai quhej Abimelek dhe Jeremia i tha Abimelekut: “Dil jashtë Jeruzalemit, ke një kodër dhe merr fiq për ne”. Djali doli dhe mblodhi fiq të freskët. Papritur, Abimeleku dëgjon disa zhurma dhe erë të fortë, dhe bëhet i pavetëdijshëm. Pas një kohe, ai zgjohet përsëri, dhe pa se ishte pothuaj mbrëmje. Pra, kur ai kthehet tek shoqëria, qyteti ishte plot me ushtarë të çuditshëm. Dhe ai thotë, “Çfarë po ndodh këtu? Ku janë Jeremia dhe të gjithë të tjerët? »Dhe një plak i tha: «Ishte 62 vjet më parë». Është një histori udhëtimi në kohë, në Bibël.

Një tjetër histori vjen nga legjenda japoneze e Urashima Taros. Është thënë se një njeri vizitoi pallatin nënujor të Perëndisë së Dragoit Ryujin. Ai qëndroi atje për tre ditë, por kur u kthye në sipërfaqe, kishin kaluar 300 vjet.

Në tekstin budist Pali Canon shkruhet se në qiellin e tridhjetë Devave (vendi i zotave), koha kalon në një ritëm të ndryshëm, ku njëqind vjet të tokës numërohen atje si një ditë e vetme.

Megjithatë, në kohët moderne, një nga rrëfimet më të famshme të udhëtimit në kohë është eksperimenti famëkeq i Filadelfias, i cili supozohet se u zhvillua në vitin 1943. Qëllimi kryesor i projektit ishte fshehja e një anijeje të Marinës dhe bërja e saj e padukshme ndaj radarëve të armikut.

Megjithatë, thuhet se eksperimenti shkoi tmerrësisht keq: jo vetëm që anija u zhduk plotësisht, por u teleportua në Norfolk. Kur u shfaq anija, disa anëtarë të ekuipazhit ishin të lidhur fizikisht me tubat e anijeve, të tjerë zhvilluan çrregullime mendore, disa u zhdukën plotësisht dhe të tjerë raportuan se kishin udhëtuar për në të ardhmen.

Me sa duket, Nikola Tesla ishte përfshirë në eksperiment, duke kryer të gjitha llogaritjet e nevojshme dhe duke zhvilluar projekte të ndryshme, si dhe duke siguruar gjeneruesit e nevojshëm.

Në vitin 1960, një tjetër raport interesant për udhëtimin në kohë u prezantua nga Pellegrino Ernetti, i cili pohoi se kishte zhvilluar një makinë që do ta lejonte atë të shihte të kaluarën: Kronovisori.

Ai me sa duket zhvilloi këtë makinë që mund të zbulojë, zgjerojë dhe konvertojë energjinë në një imazh: diçka si një televizion që tregonte se çfarë kish ndodhi në të kaluarën.

Fizikanti dhe profesori Ronald Laurence Mallett i Universitetit të Konektikatit po punon në konceptin e udhëtimit në kohë, bazuar në teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit dhe është absolutisht i bindur se njerëzimi në fakt mund të udhëtojë në kohë.

Sipas Mallett, brenda këtij shekulli, njerëzit do të kenë aftësinë për të udhëtuar në kohë.

Fizikanti i grimcave Brian Cox pajtohet që udhëtimi në kohë është i mundur, por vetëm në një drejtim.

Nuk mund të flasim për udhëtimin në kohë, pa përmendur historinë interesante të një njeriu të quajtur Al Bielek që pretendon se ka udhëtuar në kohë, posaçërisht për të ardhmen, deri në vitin 2749. Po a janë thjesht fantazi këto?

Është interesante se një studim i botuar kohët e fundit pohon se një udhëtim në kohë matematikisht është me të vërtetë i mundur. Botuar në Journal IOPscience Classical dhe Quantum Gravity, studimi argumenton se hapësira NUK duhet të ndahet në tri dimensione – ku koha është e ndarë. Në vend të kësaj, Tippett thotë se katër dimensione duhet të përfytyrohen njëkohësisht si një vazhdimësi hapësirë-kohë, në të cilën janë lidhur drejtimet e ndryshme. Udhëtimi në kohë. / Përgatiti: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button