Bota

Ukraina në kërkim të “shpirtit”, pas 25 vitesh liri

Por sa gjë e dëshpëruar ishte që të shihje ushtarët, teksa marshonin përballë tribunave të mbushura me politikanë të korruptuar,  udhëheqësit tanë të mjerë. Ata që janë në poste të larta kanë sabotuar reformat dhe janë pasuruar vetë. Çfarë kontrasti mes ushtarëve “të cilët vënë interesat e vendit mbi të tyret”, dhe udhëheqësve “të cilët vënë interesat e tyre mbi çdo gjë”. Cili grup, në fund do të jetë ai që do të ngjitet lart, dhe do të bëhet përcaktues për 25 vitet e ardhshme të historisë sonë?

Screen Shot 2016-09-06 at 12.50.51Jubileu i 25-vjetorit të vendit tonë javën e kaluar, ishte “sa spektakolar, aq edhe i trishtë”, shkruante e përditshmja Kyiv Post në një editorial. 25-vjetori i pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik u festua me një paradë ushtarake në kryeqytetin Kiev, një paraqitje e përshtatshme, në vitin e tretë të luftës sonë me Rusinë. Teksa trupat tona luftojnë pushtuesit rusë dhe separatistët e mbështetur nga Moska në rajonin lindor të Donbasit, është e drejtë që të tregojmë “respekt dhe mbështetje” për këta heronj. Por sa gjë e dëshpëruar ishte që të shihje ushtarët e Ukrainës, teksa marshonin përballë tribunave të mbushura me politikanë të korruptuar,  udhëheqësit tanë të mjerë. Ata që janë në poste të larta kanë sabotuar reformat dhe janë pasuruar vetë. Çfarë kontrasti mes ushtarëve “të cilët vënë interesat e vendit mbi të tyret”, dhe udhëheqësve “të cilët vënë interesat e tyre mbi çdo gjë”. Cili grup, në fund do të jetë ai që do të ngjitet lart, dhe do të bëhet përcaktues për 25 vitet e ardhshme të historisë sonë?

Një gjë është e qartë: sovraniteti i Ukrainës “është historikisht i pakthyeshëm”, shkruante Larissa Voloshin në ‘Den”. Që nga viti 1991, ne e kemi “përcaktuar vetë fatin tonë,” të ndarë nga ai i Rusisë. Edhe ditët tona kombëtare e tregojnë dallimin. Dita e Rusisë festohet çdo 12 qershor, data kur, në vitin 1990, një BRSS i shkatërruar njohu autonominë brenda tij, të shteteve që e përbërënin. Por Ukraina nuk ishte e kënaqur me atë deklaratë, sipas të cilës Kievi do të mbetej i nënshtruar ndaj Moskës, dhe shpalli pavarësinë më 24 gusht të një viti më vonë, duke hedhur tutje shekuj të tërë “pushtimi rus”.

Megjithatë, ne mund të mos kemi hedhur ende “mentalitetetin e skllavit”, shkruante Stefan Kurpil në “Vysoky ZAMOK”. Emri “Ukrainë” rrjedh nga fjala sllave “kufitar”, dhe do të duhen vite që të heqim qafe ndjenjën, se jemi në skajet e një fuqie perandorake. Ne duhet të pushojmë së menduari për veten tonë, si “vëllezër të Rusisë”. Presidenti Vladimir Putin ka treguar se si populli i tij vëlla, mund të marrë armët dhe të rrëmbejë territorin tonë”. Megjithatë, gjatë Olimpiadës së Rio de Janeiros, pamë atletë ukrainas që vëllazëroheshin me rivalët e tyre rusë, qeshnin dhe bënin shaka me ta dhe festonin fitoret e tyre. “Natyrisht, shumë shekuj skllavërim kanë lënë gjurmë të thella në mendjen e popullit të Ukrainës”, dhe 25 vjet nuk mund të jenë kohë e mjaftueshme për të shëruar plagët.

Hidhni sytë nga të rinjtë, shkruante Katerina Hladka tek “Ukrainska Pravda”.

Unë kam lindur në vitin 1991 dhe brezi im ka njohur liriinë, dhe ka luftuar për ta mbrojtur. Kur ishim fëmijë, shihnim prindërit tanë të mblidheshin në Revolucionin Portokalli të 2004-ës, duke shembur regjimin oligarkik. Kur u rritëm, ne vetë u mblodhëm për demokraci në Kiev. Ne flasim gjuhën ukrainase, jo rusisht. Ne “refuzojmë të paguajmë rryshfete”. Dhe ne nuk do të lejojmë që ky vend të bëjë hapa prapa. Ne tani jemi një brez lufte, shkruante Dmitry Nataluha, gjithashtu tek “Ukrainska Pravda”. Shumë prej nesh do të donin të ishim në kolegj, duke studiuar art apo inxhinieri, por në vend të kësaj po mësojmë “ndihmën e parë apo strategjinë ushtarake”. Ne po “sigurojmë paqen për brezat e ardhshëm”, me qëllim që bijtë tanë të jetojnë si ukrainas të lirë. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button