Thenie

“Unë bie në dashuri përditë. Jo me njerezit, por me situatat”

Më poshtë do të mund të lexoni disa thënie të veçanta nga Amy Winehouse.

“Unë s’mund të them se jam feministe, por s’më pëlqen kur vajzat bëjnë sikur janë budallaqe, sepse kjo gjë është tepër e lehtë”.

“Unë bie në dashuri çdo ditë. Jo me njerëzit, por me situatat”.

“Nuk ka kuptim të thuash gjithçka, përveç të vërtetës”.

“Unë nuk them gjëra të ashpra, sepse jam e ashpër. Thjesht them gjërat që çdokush i mendon, por askush nuk ka guxim t’i thotë”.

“Jeta është e shkurtër. Çdo gjë mund të ndodhë dhe realisht ndodh. Kështu që, nuk ka kuptim të ulesh e të mendosh për gjithë “por”, “po sikur” apo “pse””.

“Disa njerëz që bëhen pjesë e jetës sonë, lënë gjurmë në zemrën tonë dhe ne nuk jemi më të njëjtët”.

“Unë mendoj se të gjithë ne duhet ta bindim veten, se njerëzit janë të lejuar të bëjnë edhe gabime”.

“Aftësia jote për të luftuar nuk ka të bëjë aspak me faktin se sa i madh je”.

“Jeta thjesht vazhdon. Nuk ka kuptim të qëndrojmë të mërzitur, apo të zemëruar për gjërat që nuk i ndryshojmë, apo nuk i kontrollojmë dot”.

“Vajzat flasin me njëra tjetrën, ashtu siç flasin meshkujt me njëri tjetrin, vetëm se vajzat kanë edhe sy për detajet”.

Leave a Reply

Back to top button