Motivuese

Unë shpresoj që një ditë të gjesh lumturi në gjërat që nuk i blen dot me lekë…

Nëse do të të ofroja një milion dollarë, a do t’i merrje ato? Shumë njerëz në mbarë botën do të përgjigjeshin: “Po. Sigurisht që do t’i merrja, sepse do të më ndihmonin të blija një shtëpi më të madhe, një makinë të mirë, bizhuteri të shtrenjta… Ato do të më jepnin lirinë. Do të më dhuronin lumturinë, sepse pavarësisht se njerëzit thonë se paratë nuk e blejnë lumturinë, ato realisht e blejnë atë”.  

Mirëpo paratë janë si droga. Nëse fiton pak, fillon të kërkosh akoma më shumë, por kjo shumë nuk është asnjëherë e mjaftueshme. Ti i numëron paratë që ke, sepse do të ndihesh me vlerë. Ble gjëra të mira, sepse do të biesh në sy tek të tjerët, por ti duhet të kuptosh se vlera jote nuk është aspak e lidhur me të ardhurat e tua. Nëse ke menduar kështu deri tani, atëherë ke menduar në mënyrë të gabuar.

Ne duhet të shkojmë drejt përmbushjes dhe plotësimit të vetes sonë, jo drejt pasurimit material të vetes sonë. Një person ndihet i përmbushur kur jep pa pritur asgjë në këmbim, kur i dëgjon miqtë dhe familjarët me zemër të hapur, kur është bujar me kohën e vet, energjinë e vet dhe me përkujdesjen ndaj të tjerëve.

Do të ndihesh shumë bosh, nëse do të kesh një vilë të madhe, por asnjë person që të jetojë me ty; nëse do të kesh një makinë sportive, por asnjë person që të të shoqërojë në udhëtimet e tua etj. Mos u bëj nga ata persona që kalojnë dhjetëra vite jete në kërkim të parasë dhe kur arrijnë në një moshë të caktuar, kthejnë kokën pas dhe kuptojnë se nuk kanë bërë asgjë me vlerë. Sepse nëse do ta jetosh jetën tënde thjesht duke kërkuar sa më shumë para, do të ndihesh përherë bosh. Përpiqu të lësh një impakt pozitiv tek të tjerët dhe do ta kuptosh sa i plotësuar do të ndihesh.

Unë shpresoj që një ditë të gjesh lumturi në gjërat që nuk i ble dot me lekë. Shpresoj që një ditë të mos shqetësohesh aq shumë për të fituar para, se sa për të fituar dashuri. Këto janë lumturi të përhershme. Çdo gjë tjetër është e përkohshme. Sepse në fund të ditës ne duhet të përdorim gjërat dhe të duam njerëzit, jo të duam gjërat e të përdorim njerëzit. E anasjellta asnjëherë nuk funksionon për të mirën tonë.

Leave a Reply

Back to top button