Thenie

URTESIA E TE MEDHENJVE / Mendimet e pakoha të Albert Ajnshtainit

Screen Shot 2015-09-02 at 5.25.01 PM

  • Mëso nga e djeshmja, jeto për të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos pushosh së pyeturi
  • Duhet të mësosh rregullat e lojës. Dhe pastaj duhet të luash më mirë se gjithë të tjerët
  • Shih thellë në natyrë, dhe pastaj do të kuptosh gjithçka, më mirë
  • Ne nuk mund të zgjidhim problemet tona, me të njëjtën mënyrë të menduari, me të cilën i krijuam ato
  • Një njeri që nuk ka bërë kurrë një gabim, nuk ka provuar asnjëherë diçka të re
  • Arsimi është ajo që mbetet, kur dikush harron ato që ka mësuar në shkollë
  • Shenja e vërtetë e inteligjencës nuk është dija, por imagjinata
  • Dallimi mes budallallëkut dhe gjenialitetit, është se gjenialiteti ka limitet e veta
  • Marrëzia: të bësh të njëjtën gjë në mënyrë të përsëritur, dhe të presësh rezultate të ndryshëm
  • Përpiqu të mos bëhesh një njeri me sukses, por një njeri me vlera
  • Logjika do të të çojë nga pika A, në pikën B. Imagjinata do të të çojë kudo
  • Kur i vardisesh një vajze të bukur, një orë të duket si një sekondë. Kur rri ulur mbi thëngjij të pashuar, një sekondë të duket si një orë. Ky është relativiteti
  • Vetëm dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku njerëzor, dhe nuk jam i sigurtë për të parin
  • Dobësia e sjelljes shndërrohet në dobësi të karakterit
  • Ai burrë që mund të ngasë i sigurtë makinën, ndërkohë që po puth një vajzë të bukur, nuk është duke i dhënë puthjes vëmendjen që meriton
  • Nuk mund të fajësosh gravitetin kur bie në dashuri
  • Një pyetje që më mundon shpesh: Jam unë, apo janë të tjerët të çmendur?
  • Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar. Jo për shkak të njerëzve që janë të ligj; por për shkak të njerëzve që nuk bëjnë asgjë në lidhje me këtë fakt
  • Kur zgjidhja është e thjeshtë, po të përgjigjet Zoti
  • Shumica e njerëzve thonë që është intelekti, ai që e bën një shkencëtar të madh. Gabohen: është karakteri
  • Matematika e pastër, është në mënyrën e vet, poezia e ideve logjike
  • Një tryezë, një karrike, një tas me fruta, një violinë: çfarë i duhet më shumë një njeriu për të qenë i lumtur?
  • Koinçidenca është mënyra e Zotit për të qëndruar anonim.

Perkthimi: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button