Motivuese

Vajza e vogël me autizëm ngatërron nusen me Hirushen, tani të gjithë dëshirojnë ta dërgojnë atë në Disney World

Fotoja e një vajze të vogël me një nuse ka marrë shumë vëmendje në internet. Vajza 5-vjeçare, Layla Lester, e cila vuan nga autizmi, ishte duke menduar se Olivia Spark ishte Hirushja e princeshës së Disney. Tani “interneti” dëshiron të dërgojë këtë ‘princeshë të vogël’ në Disney World, në mënyrë që ajo të mund të takohet me princeshat e tjera të Disney. Të porsamartuarit, Olivia dhe Caleb Spark, ishin në Akron Falls Park në Nju Jork për të bërë fotografitë midis ceremonisë së dasmës dhe pritjes, ashtu siç e kërkonte zakoni.
“Papritmas, kjo vajzë e vogël vrapoi deri te Olivia duke thirrur: “Hirushja, Hirushja!'”, – tha fotografja e dasmës, Nicole Wickins. “Nuk isha e sigurtë, nëse duhej të bëja fotografi në ato momente, por nëna e vajzës po shikonte dhe dukej mjaft rehat me këtë gjë”.

“Isha e kënaqur”, – tha nusja Olivia Spark për WAFF. “U përlota për faktin se mendonte se unë mund të isha princeshë, e kjo gjë e bëri ditën time absolutisht më të mahnitshme”.
Ditën pas takimit, vjehrra e Sparkut ndau historinë prekëse në Facebook. “Vajza e vogël ..”, – i tha Olivias, “se ishte e bukur dhe donte të prekte fustanin e saj “, shkruante Angela Spark. “Djali dhe bija ime, si dhe të ftuarit e dasmës u lumturuan shumë nga kjo vajzë e vogël. Fotografja e tyre bëri edhe fotografi të vajzës së vogël dhe ata kaluan ca kohë me të. Pastaj Hirushja shpjegoi se ata duhej të shkonin, pasi edhe Hirushja duhet të shkonte tek kështjella e saj”.

Mesazhi në Facebook tërhoqi shumë vëmendje dhe njerëzit u dashuruan me Laylin. Kjo gjë nxiti një faqe të quajtur “Ndihmë! Le të dërgojmë Laylan në Disney World”, e cila tani ka arritur të grumbullojë më shumë se $ 3,000”. Tashmë të gjithë mezi presin për të parë fytyrën e saj, teksa ajo të shohë të gjitha princeshat e Disney.

Leave a Reply

Back to top button