Bota

Vatikani njeh shtetin palestinez

PapaLe Monde

Vatikani njohu zyrtarisht Shtetin Palestinez, në një marrëveshje në parim, e përfunduar të mërkurën më 13 maj. Dokumenti që pritet të nënshkruhet shpreh mbështetjen e Vatikanit për një zgjdhje të “çështjes palestineze dhe të konfliktit midis izarelitëve dhe palestinezëve në kuadër të formulës të dy shteteve”, u shpreh Monsenjor Antoine Camilleri, kryetari i delegacionit të Selisë së Shenjtë, në një intervistë në gazetën e përditshme të Vatikanit, Osservatore Romano. “Po, kemi një njohje të ekzistencës të Shtetit”, u shpreh zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi.

Dokumenti përmban gjithashtu një marrëveshje mbi statutin dhe aktivitetet e Kishës katolike në territoret palestineze. Marrëveshja do të nënshkruhet në fund të javës gjatë vizitës të presidentit palestinez Mahmoud Abbas, me rastin e kanonizimit të dy klerikëve palestinezë.

Vatikani përdori për herë të parë në muajin shkurt të vitit 2013 shprehjen “Shteti i Palestinës”, në vijim të pranimit të Palestinës si shtet vëzhgues në OKB në nëntor të vitit 2012, por kjo marrëveshje parimi shënon një evolucion të pozicionit të Vatikanit mbi këtë çështje.

Cilët janë vendet që njohin shtetin palestinez ?

Qysh me krijimin e shtetit të Izarelit në vitin 1948, lëvizjet e ndryshme politike palestineze, një nga kërkesat e tyre kryesore kanë pasur krijimin e një shteti të pavarur palestinez.

Më 15 nëntor të vitit 1988, Organizata për Çlirimin e Palestinës (OÇP) shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Palestinës. Po këtë vit, 82 shtete njohën zyrtarisht këtë “vend të ri”, ndërmjet tyre, një shumicë e vendeve të Afrikës dhe të Lindjes së Mesme dhe një pjesë e vendeve që asokohe ishin në bllokun sovjetik. Më pas shumë vende të tjera e njohën Palestinën si Brazili dhe Argjentina në vitin 2011. Haiti është vendi i fundit i cili e njohu zyrtarisht si shtet Palestinën, në shtator të vitit 2013.

135 vende ose rreth 70 % e 193 shteteve anëtare të OKB-së e njohin Palestinën si një shtet i pavarur. Asnjë nga fuqitë perëndimore nuk e ka vendosur njohjen e Palestinës. Shqipëria e ka njohur Shtetin e Palestinës në vitin 1988.

s.m.

Leave a Reply

Back to top button