Uncategorized

Vazhdonë të rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Japoni

Japonia raportoi të shtunën 274 raste të reja me koronavirus, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.

Pothuajse gjysma e këtyre infeksioneve ishin në Tokio, ku qeveria metropolitane e qytetit tha se njerëzit e moshave 20 dhe 30 ishin më të prekurit nga infeksioni.

Japonia ka tani 22,234 raste të konfirmuara, përfshirë 990 vdekje të regjistruara.

Ministri i qeverisë Yasutoshi Nishimura tha të dielën se rifillimi i gjendjes së jashtëzakonshme nuk ishte i nevojshëm, duke i përshkruar rastet e reja si “të lehta ose asimptomatike” dhe jo një barrë për sistemin e kujdesit shëndetësor të Japonisë. CNN / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button