Volfgang Amadeus Moxart ka qenë gjeniu më i madh, në cdo fushë të aktivitetit njerëzor, që bota ka parë ndonjëherë. Kujtesa e tij ishte si një magnetofon rregjistrues. Ai e ka shkruajtur vetëm me kujtesë “Miserere” të Gregorio Allegrit, pasi e dëgjoi vetëm një herë, në moshën 14 vjec, kur ndodhej për vizitë në Romë. Më vonë atë dytë, ai shkoi në shfaqjen e dytë të pjesës dhe bëri vetë disa korrigjime. Muzika e tij është po aq e lehtë dhe brilante sot, sa ka qenë në kohën kur ai ishte gjallë.
Por cdo gjeni ka konkurrentët e tij. Filmi “Amadeus” ndjek teorinë se Antonio Salieri e helmoi, për arsye se nuk duronte dot që të ishte i dyti më i mirë (ndonëse ishte shumë prapa Moxartit). Gjithë sa dihet për vdekjen e Moxartit vjen prej korrespondencave që kanë mbijetuar e që duhen këqyrur prej doktorëve modernë. Ai u sëmur krejt papritur, ndërkohë që po realizonte premierën e “La clemenza di Tito” në Pragë, në 6 shtator 1791. Vdiq në 5 dhjetor në moshën 35 vjeçare.
Kjo gjë i ka dhënë jetë teorisë se Moxarti u helmua, dhe Salieri, i cili nuk e fshihte neverinë për personazhin e Moxartit, duket një valvulë shfryrëse e pranueshme. Megjithatë, Salieri nuk fshihte as dashurinë për muzikën e Moxartit, dhe duket se nuk ka gjasa që ai t’i ketë dhënë fund një gjeniu të tillë.
Por Moxarti kishte dhe armiq të tjerë. Ekzistojnë afro 120 diagnoza në lidhje me vdekjen e tij, që nga helmimi tek puna e tepruar, ceroza apo alkooli. Teoria më e zakonshme është ethet reumatike. Shkaku zyrtar ishte “temperatura”, që mund të jetë në fakt, cdo gjë. /Bota.al