Pashka është një kohë gëzimi për të krishterët ndërsa festojnë ringjalljen e Jezusit. Por vendi në Jeruzalem, ku Jezusi besohet të jetë kryqëzuar dhe u ringjall, është mbyllur të Dielën e Pashkëve, për herë të parë në më shumë se një shekull.
Një numër i vogël priftërinjsh u mblodhën në Kishën e Varrit të Shenjtë të Dielën, ndërsa disa adhurues u mblodhën në oborrin e brendshëm. Një burrë me një fustan të bardhë u lut para derës së mbyllur.
“Pashka është një kohë për jetën”, tha kryepeshkopi Pierbattista Pizzaballa. “Megjithë shenjat e vdekjes kudo, jeta do të mbizotërojë për sa kohë që dikush po i jep jetë dashurisë për të tjerët”.
Në Murin Perëndimor, një grup i vogël i adhuruesve hebrenj u lutën për Pashkën.
Qyteti i Vjetër në Jeruzalem është kryesisht i zbrazët pasi Izraeli ndjek masa të rrepta për distancimin shoqëror.
BBC / bota.al