Enciklopedike

Vera është shpikur para rrotës

Nuk është e qartë koha e saktë se kur paraardhësit tanë të lashtë filluan të deheshin, por ka shumë të ngjarë që gjahtarët e lashtë zbuluan efektet e alkoolit kur gjetën dhe hëngrën frutat, që kishin rënë në tokë dhe ishin fermentuar. Njerëzit e pëlqyen aq shumë atë ndjesi, saqë kur kaluan në jetën prej fermerësh në komunitete të qëndrueshme, ata filluan të përpiqeshin të bënin qëllimisht alkool.

Kimisti arkeologjik Patrick McGovern analizoi copëzat e argjilës në një fshat kinez 9,000-vjeçar dhe gjeti se ato përmbanin gjurmë kimike të një vere të bërë nga mjalti. Pija e lashtë kishte një përmbajtje alkooli prej 10 për qind.

Ndërkohë, rrota e poçarit nuk u zbulua deri në 3.500 vjet më vonë në Mesopotami, dhe qerret me rrota nuk u zhvilluan deri në 300 vjet pas asaj kohe. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button