BotaMAIN

“Verbimi” i radarëve. Valët e avionëve gjuajtës. Si u “gjunjëzua” Irani

Tani Irani nuk ka më mbrojtje ajrore. Të gjithë radarët që u mundësojnë të lëshojnë raketa kundërajrore dhe interceptorë direktë janë zhdukur. Dhe kjo do të thotë se ajatollahët do të duhet të mendohen mirë, përpara se të nisin një sulm tjetër kundër Izraelit: ata kanë ende një shpatë – me rezervat e raketave balistike – por nuk kanë një mburojë për t’u mbrojtur.

“Iranianët mbetën krejt të pafuqishëm – deklaroi ish gjenerali Yisrael Ziv – teksa Izraeli bombardonte bazat e tyre strategjike si dhe ku të donte.”

Ky është rezultati kryesor i Operacionit “Ditët e Pendimit”, ndoshta më masivi i kryer nga Forcat e Mbrojtjes izraelite në të gjithë historinë e tyre. Në të paktën dy valë sulmesh, mbi njëqind avionë F35, F16 dhe F15 sulmuan instalimet më të rëndësishme ushtarake, si dhe fabrikat që prodhojnë raketa dhe dronë.

Detajet janë ende të mbështjella nga selreto dhe ka pak zbulime. Nuk mund të përjashtohet që disa nga qendrat e kontrollit anti-ajror të ishin bllokuar më herët nga një sulm kibernetik, duke aktivizuar viruse kompjuterike të futura javë ose muaj më parë në kompjuterët e posteve të komandës.

Pastaj në “X”, disa bireaktorë “Gulfstream”, identikë me ato të përdorura për udhëtime vip filluan të “godasin” impulse elektromagnetike kundër radarëve iranianë dhe antenave: një demonstrim se sa të avancuara janë aftësitë e Forcave Mbrojtëse Izraelite në fushën e luftës elektronike.

Brenda pak minutash në ekranet e kundërshtarëve ra errësira. Izolimi i plotë theu rrjetin e forcave të armatosura iraniane dhe Gardës Revolucionare: me aq sa dihet, asnjë interceptor i vetëm nuk është rrëzuar.

Pastaj në X, pa kaluar pesë minuta mbërritën “zogjtë grabitqarë”, që kishin përshkuar Sirinë dhe Irakun. Luftëtarët-bombardues izraelitë kishin shmangur furnizimin me karburant gjatë fluturimit nga cisternat kolosale me katër reaktivë, që mund të kishin tradhtuar pozicionin e sulmuesve. Në vend të kësaj, ata mund të kenë përdorur një teknikë të lashtë të quajtur “buddy-buddy”, në të cilën një avion gjuajtës furnizon të tjerët, duke ruajtur kështu një profil të vështirë për t’u zbuluar nga radari. Të parët që kanë goditur kanë qenë F35-at, stealth-ët e famshëm të ndërtuar për të lënë një gjurmë minimale. Por si ata, ashtu edhe F15 dhe F16 i kanë lëshuar raketat, duke mbetur jashtë kufijve iranianë, siç kishte ndodhur edhe në sulmin e mëparshëm më 18 prill.

Edhe në arsenalin e zhvilluar nga forcat ajrore izraelite për përballjen me ajatollahët ka një perde konfidencialiteti: shumë supozojnë se janë krijuar instrumente speciale për t’u përballur me strukturat e fortifikuara nëntokësore të Pasdaranëve. E sigurt është raketa Rocks, e cila është në shërbim prej pesë vitesh dhe pothuajse asgjë nuk është zbuluar për performancën e saj. Ajo ka një sistem drejtimi autonom që e orienton drejt objektivave dhe një gamë shumë të zgjeruar veprimi: avionët mund ta hedhin dhe të largohen përpara se armiku ta dallojë.

Skalioni i parë i gjuajtësve u përqendrua në eleminimin e antenave të radarëve dhe baterive të raketave, në mënyrë që të nxirrte përfundimisht jashtë loje mburojën iraniane. Të gjitha bateritë anti-ajrore ruse S300 dhe madje edhe S400-at e reja që Putini u dorëzoi në gusht, por ende të papërdorura ende, janë nxjerrë jashtë funksionit: tani nuk ka më asnjë pengesë për sulmet nga qielli. Siç deklaroi zëdhënësi i IDF, kundëradmiral Hagari: “Tani Izraeli ka liri më të madhe veprimi edhe brenda Iranit”.

Vala e dytë do të godiste fabrikat dhe depot e raketave balistike. Këto janë bazat që kontribuan në sulmin e 1 tetorit dhe që materializojnë “projeksionin e fuqisë” të “Boshtit të Rezistencës” të udhëhequr nga Teherani: pajisjet që lejojnë Hezbollahun libanez dhe Houthis jemenas të kërcënojnë Tel Avivin, Haifan dhe qytete të tjera izraelite.

Fotot satelitore tregojnë shkatërrimin e impianteve të karburantit në Parçin dhe Khojir: ato ishin inauguruar vetëm tre vjet më parë, me synimin për të shumëfishuar rrezen e raketave të Gardës Revolucionare. Imazhet nga hapësira theksojnë gjithashtu dëmtimin e fabrikës së avionëve me telekomandë në Shamsabad, ku janë mbledhur Shahedët e shitur rusëve dhe Houthive jemenas. Në përgjithësi, kjo është një goditje që mund t’i kthejë shumë vite prapa planet strategjike të ajatollahëve./bota.al

Back to top button