Motivuese

Vit i ri, jetë e re! Pse themi kështu?

Sa prej jush janë mësuar me shprehjen “vit i ri, jetë e re”? Viti i Ri sapo ka kaluar dhe viti 2019 është këtu tashmë. Një libër i ri për të shkruar, faqe pas faqe, prej 365 ditësh. Ne kemi miliona mundësi për të ndryshuar jetën tonë dhe për t’i dhënë asaj kthesën që meriton. Megjithatë, nganjëherë, nuk mund ta bëjmë, nga frika e gabimeve, sepse nuk dimë se çfarë na pret. Sot, duam të flasim për origjinën e kësaj thënieje, që daton më shumë se 1000 vjet më parë.

“Viti i ri, jetë e re”: nga vjen?

Që kur festohet Viti i Ri, viti i ri ka përfaqësuar një mënyrë për të eliminuar të gjitha gjërat negativite dhe çfarë nuk është e mirë në ekzistencën tonë. Mund të jetë një punë, një dashuri, një miqësi apo diçka që na lidh me të kaluarën. Fryma e duhur është të arrihet suksesi në realizimin dhe ndjekjen e ëndrrave, pa u ndalur përballë pengesave.

Kjo ka karakterizuar proverbin për 1000 vjet, që është përcjellë nga brezi në brez, sepse secili prej nesh ka shpresuar, në zemrën e tij, që gjërat të ndryshojnë rrënjësisht. Sa prej jush, në prag të mesnatës, kanë vendosur të ndahen një herë e mirë me jetën e vjetër, për të hapur një libër të ri?

Nëse nuk e keni bërë atë, sipas psikologjisë, kjo nuk është gjë e mirë. Po, sepse kuptimi i brendshëm i Vitit të Ri është pikërisht ky. Nuk është një justifikim për të festuar ose për të zgjatur festat e Krishtlindjeve. Jo, është një moment i pasur dhe energjik, i cili zakonisht duhet të jetë pozitiv. Me pak fjalë, është koha për të hapur zemrën tuaj ndaj ëndrrave dhe për t’i nxjerrë nga sirtari.

Pak fat, një dëshirë e mirë, një thënie që i ka rezistuar kohës dhe që nuk ka humbur. Me shpresën se viti i ri sjell me vete ato risi të rëndësishme, atë pikë kthese në të cilën ne të gjithë besojmë. Dhe ju? Cilat janë dëshirat tuaja për vitin e ri? Doni një jetë të re?

MeB

 

Leave a Reply

Back to top button