Harmony-Rose Allen ka lindur në Bath të Britanisë së Madhe tri vite më parë. Kur erdhi në jetë ishte një vogëlushe shumë e shëndetshme. Por kur mbushi 10 muajshe u godit nga një meningjit fatal. Mjekët thanë se rasti ishte shumë i rëndë dhe i kishin dhënë vetëm 10% shpresa për të jetuar. Por vogëlushja ia doli, pavarësisht se u desh t’i prisnin krahët e këmbët.
Edhe pse në mungesë të gjymtyrëve ajo mësoi të luajë, ushqehet vetë e madje të ecë me protezat e saj të vogla.
“Harmony di të vizatojë, të ndërtojë ‘puzzle’, të ushqehet e të bëjë çdo gjë tjetër që mendonim se s’do e bënte dot kurrë. Që e vogël ishte një vajzë shumë solare dhe e lumtur. Por një ditë vumë re një pikë blu në hundën e saj. E kuptuam menjëherë që bëhej fjalë për meningjit. Mjekët vazhdonin të na thonin që duhet t’i thonim lamtumirë vogëlushes sonë e që s’mund të bënim më asgjë. Kur u kthyem në shtëpi situata ishte surreale. Të gjitha lodrat që i kishim blerë për ditëlindjen e parë nuk hynin në punë për të. Më copëtohej zemra kur e shihja por në të njëjtën kohë isha shumë e lumtur që e kasha gjallë. Sot ajo është e jashtëzakonshme. Nuk ndalet përpara asgjëje, nuk dorëzohet kurrë, nuk demoralizohet”, tregon nëna e saj Freya Hall.
Ajo publikon shpesh foto dhe video të vajzes së saj, që gjithmonë e më shumë po mëson të jetë e pavarur pavarësisht ndërhyrjeve që ka kryer, me qëllimin e vetëm të mjekëve për t’i shpëtuar jetën.